Sot shënohet përvjetori i 27-të i nisjes së bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe në ish-Jugosllavi për të ndalur dhunën e forcave serbe kundër shqiptarëve në Kosovë.
Bombardimet nisën më 24 mars 1999 dhe zgjatën 78 ditë. Ato nisën pas përpjekjeve të dështuara të komunitetit ndërkombëtar për ta bindur ish-liderin serb, Sllobodan Millosheviq për një armëpushim.
“Nëse presidenti [jugosllav Sllobodan] Millosheviq nuk është i gatshëm të bëjë paqe, ne jemi të gatshëm t’i kufizojmë aftësitë e tij për të bërë luftë kundër kosovarëve”, pati thënë presidenti i atëhershëm amerikan, Bill Clinton.
Më pas, ishte Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, i cili i autorizoi sulmet ajrore.
Kjo fushatë përbënte herën e parë që NATO-ja e përdorte forcën ushtarake pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Fushata përfshiu rreth 1.000 avionë që operuan nga bazat ajrore në Itali dhe Gjermani, si dhe aeroplanmbajtësen e vendosur në Detin Adriatik, USS Theodore Roosevelt.
Avionët kryen mbi 38.000 fluturime – prej të cilave 10.484 fluturime sulmuese – pa asnjë fatalitet në mesin e aleatëve.
Gjatë fushatës ajrore, shkatërrime ose dëme të rënda pësuan kazerma dhe njësi ushtarake në Serbi, Mal të Zi dhe Kosovë, ashtu si edhe sisteme të komandës dhe kontrollit, sisteme të mbrojtjes ajrore, infrastruktura të energjisë dhe komunikimit etj.
Në përmbyllje të fushatës, presidenti Clinton pati thënë se kërkesat e komunitetit ndërkombëtar ishin përmbushur, përfshirë: tërheqjen e forcave serbe nga Kosova, vendosjen e një force të sigurisë të udhëhequr nga NATO-ja dhe kthimin e kosovarëve në shtëpitë e tyre.
“Mund t’i raportoj popullit amerikan se kemi shënuar fitore – për një botë më të sigurt, për vlerat tona demokratike dhe për një Amerikë më të fortë”.
Bombardimet u ndalën një ditë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës.
Me këtë marrëveshje, të negociuar ndërmjet NATO-s dhe zyrtarëve ushtarakë jugosllavë, forcat jugosllave u tërhoqën nga Kosova dhe u krijua forca paqeruajtëse ndërkombëtare, e udhëhequr nga NATO-ja.
Beogradi kishte 11 ditë kohë për t’i zhvendosur 40.000 forcat e tij të sigurisë jashtë Kosovës.
KFOR-i, misioni paqeruajtës i udhëhequr nga NATO-ja, filloi dislokimin më 12 qershor, 1999. Fillimisht përbëhej nga rreth 50.000 trupa, për të arritur në 4.767 trupa sot, nga 33 vende të botës.
Lufta përfundoi me rreth 13.000 njerëz të vrarë; me mijëra të zhdukur – mbi 1.600 prej të cilëve mbeten ende të pagjetur; me qindra mijëra refugjatë – shumica e të cilëve u kthyen; dhe me mijëra prona të dëmtuara ose të shkatërruara.
Problemi me Kosovaret eshte qe genjehen kollaj dhe te kthehen kundra. Sic i ktheu Albini keto vite kunder Shqiperise, i ktheu CIA pas vdekjes se Titos kunder Jugosllavise dhe vuajten gjithe ate kallvar mbi shpine. Keqardhje per viktimat
Kosovarët e sotëm janë armiqësor ndaj Amerikës,ndaj BE ,ndaj UÇK.Kosovarët mendojnë se lirin e gjetën dhe nuk sakrifikoj askush. Tradhëtarët,UDBashët ,mohesit e luftës janë më të privilegjuarit dhe në vende kyçe.Nese vazhdon kjo politik e Kurtit dhe i bashkohet edhe LDK ,atëher Kosova vendin ,sigurt e ka në Sërbi si krahin….
Pasi i kemi njohur si jane, menderisht dhe moralisht, te them te drejten askujt s i intereson, behen apo nuk behen krahine serbe
Sa gjak është derdhur për 100 vite në luftë me Serbinë e cila edhe tani mban të okupuar shumë vise shqiptare,kurse Kryeministrat e Shqipërisë të kohës së të ashtu quajtures demokraci pa asnjë përjashtim në shërbim të Serbisë.Po si nuk u vie turpë nga kombët tjera që po tallën me ta si me arushën.Flasin shqiptaret e mjerë kush për vuajtjet e palestinezëve kush për vuajtjet e shtetit të Izraelit ,për dreqin e t'birin dhe kurr nuk u kujtuan për vëllezërit e një gjuhe e një kombi e një gjaku për kosovaret që u luftuan nga Serbia e cila po ndihmohet nga Shqipëria.Kjo që po them është më se e vertet veq analizoni veprimet e pushtetarëve shqiptar që nga 1997 kur shkatërruan Ushtrinë Shqiptare dhe armatimin sipas porosisë serbe për të mos e ndihmuar Kosovën.Po si nuk i dha asnjë armë pa lekë Shqipëria Nënë bijës së saj Kosovë gjatë luftës.Kishte ca ushtarë e ndonjë kuadër që ndihmuan por vetëm si individ vullnetarë,ku ishte Shteti Shqiptar,apo u dhimbshme serbet të luftonte kundër tyre.Histori muti kjo e jona po përsëritet së paku mbi 100 vite gjithmonë Shqipëria mike e Serbisë në kundërshtim me interesat po të shqiptarëve.Tani vraponi ju proserbët e progresit e Shqipërisë,shani këtë koment,shani Kosovën dhe kosovaret se Serbia do u shpërblen me ca mister të mykur.e sa qumësht nga aji pluhur.
Ver emrin tend Kosovar ti kur ben propaganden handikapate te vetvendosjes, pse ve emer Korce?
Pse a nuk ishte Korça që më së shumti luftoi për atdhe nga qytetet e Jugut edhepse nga të gjitha vendbanimet shqiptare ka ADN mbi 20%sllave,shënim i dhënë nga studiuesit shqiptar.Po të kesh emer muslman të sulën grekomanet,e serbofilet që janë të bollshëm në Shqipëri.
Je offside ne cdo gje qe shkruan. Komento ne portalet e Kosoves
Edhe diçka mbylle kufirin për kosovaret ,si dikur por do kesh miliarda më pak nga turizmi e tregtia ndërsa Kosova ka gjithmonë alternativ si për njërën si për tjetrën.Këtë të diel isha në Tiranë për qef,një shëtitje,me mijëra makina kosovare shëtisnin rrugët e Shqipërisë,ndërsa ti langaraç nuk e ke par akoma Kosovën.
E kupton sa mashtrues injorant je? Je Kosovar e perpiqesh te fusesh helmin midis zonave Shqiptare. Ndaj them kufiri mbyllur
Kalimi nga nje vasalitet te eger e te dhunshem tek nje vasal me te moderuar ishte nje fitore e popullit Shqiptar te Kosoves, por aspak nje fitore e pavarsise se Kosoves. Ishte nje shkembim vasaliteti per te kursyer gjak Shqiptaresh. Nese lufta do te vazhdonte ( me apo pa nderhyrjen e NATOs) mbase do te kishte me shume gjak te derdhur, mbase edhe mund te deshtonte, por do te tregonte dhe kishte nje mundesi qe Shqiptaret e Kosoves te fitonin pavarsine dhe bashkoheshin me Shqiperine. Kjo zgjidhje mbase humbi mundesine per nje komb shqiptar te bashkuar por kurseu gjak Shqiptaresh. Mire apo keq Shqiptaret ne mase e pranuan kete zgjidhje. Mire apo keq pergjegjejsia eshte e Shqiptareve. Fatkeqesia eshte se pas 27 vjetesh Shqiptaret nuk munden te krijojne nje shtet Shqiptar ( nen nje vasalitet qe jep disa mundesi per ta bere kete). Dhe mos shfrytezimi i ketyre mundesive, dhe genjimi i vetes se jemi te pavarusr eshte faj/pergjegjesi e Shqiptareve.