Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti “përparime të tjera” në dialogun me Serbinë, në një letër urimi që ia ka dërguar me rastin e mandatit të ri qeverisës.
Merz, në letrën e urimit të publikuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, shkruan se përpara Kurtit “qëndrojnë detyra sfiduese”.
“Përpara jush dhe qeverisë suaj qëndrojnë detyra sfiduese. Jam i bindur se, me përvojën tuaj, do të merrni vendimet e duhura dhe të nevojshme për integrimin e mëtejshëm euro-atlantik të Kosovës. Këtu përfshihen edhe përparime të tjera në dialogun e normalizimit të ndërmjetësuar nga BE-ja me Serbinë”, shkruan kancelari gjerman.
Merz i thotë Kurtit se “në këto detyra”, Kosova e ka “një partner të fortë dhe të besueshëm” si Gjermania, “në krahun e saj”, duke i uruar fat dhe sukses në mandatin e ri qeverisës.
Letra e urimit e Merz:
I nderuar zoti Kryeministër,
për rizgjedhjen tuaj ju përgëzoj përzemërsisht. Gëzohem për mundësinë që, së bashku me ju, të thellojmë më tej marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore mes vendeve tona.
Përpara jush dhe qeverisë suaj qëndrojnë detyra sfiduese. Jam i bindur se, me përvojën tuaj, do të merrni vendimet e duhura dhe të nevojshme për integrimin e mëtejshëm euro-atlantik të Kosovës. Këtu përfshihen edhe përparime të tjera në dialogun e normalizimit të ndërmjetësuar nga BE-ja me Serbinë.
Të jeni i sigurt se Kosova, në këto detyra, ka në Gjermani një partner të fortë dhe të besueshëm në krahun e saj.
Ju uroj për vazhdimin e mandatit tuaj shumë fat dhe sukses.
Me përshëndetje të përzemërta
Friedrich Merz
Kancelar i Republikës Federale të Gjermanisë
Merz pershendet Kurtin, kjo eshte fitore historike per Gervallen! Merz mendon se Kurti do sulmoje Serbine nese kjo sulmon Gjermanine, kuptohet ne lojrat kompiuterike me luftra.
Kancelarin Merz e gënjen mendja me Albinin, Atij nuk i shkon ndërmëndje të bej kompromisë me kombëtarë apo nderkombëtarë përveç me një norvegjeze.Si do thoni ju?!!!. Kur Albini dëshiron të shkoj në mal për ski me pushime dhe gruaja do të shkoj në det, atëhere Kurti bën kompromisë.Si do thoni ju. ----------,------------,-------------------------------------------------------------------------------------Shkojnë në det, por Albini mer skit me vete.
MERZ, ZOTËRI, TI E DI MIRËFILLI, E DINË EDHE ZOGJTË E MALIT, SIC I THONË SE SERBIA ASPAK NUK KA NDËRMEND TË ARRIHET MARRËVESHJE, POS RIKTHIMIT NËN SERBI. LOJA, OBJEKTIVII LOJËS - BËJMË SIKUR NEGOCIONOJMË ME DHJETËRA VITE, DERISA RUSIA NUK DEL FITIMTARE E PLOTË NË UKRAHINË DHE DO I MBETET FUQI TË HAP GOJËN E KROKODILIT PËR TË DALË POLITIKISHT, AQ MË MIRË EDHE FIZIKISHT NË ADRIATIK DHE NEGOCIATAT E MBËSHTETURA NGA MENDJET EVRO-ATLANTIKE. KËTYRE TË FUNDIT, TË BIEN MENDJES MBAS E TË KUPTOJNË MIRË E MIRË SE SERBIA ËSHTË RUSI.
Merzit do ti duhet te marre me te mira Serbine se ajo ka tani raketa qe nuk i ka Merz. Ky kancelar e ka demtuar rende ineresin e popullit te tij. Kush dreqin e keshillon ket politikan fshatar?!