Ambasadori gjerman: Dialogu Kosovë-Serbi, me rëndësi për stabilitetin dhe perspektivën evropiane

20 Mars 2026, 13:50Rajoni TEMA
Ambasadori gjerman: Dialogu Kosovë-Serbi, me rëndësi për

Ambasadori gjerman në Kosovë Rainer Rudolph, tha se dialogu Kosovë-Serbi është me rëndësi për stabilitetin rajonal dhe për perspektivën evropiane të të dy vendeve.

Gjithashtu ai theksoi dialogu ka për qëllim zgjidhjen e çështjeve nga konfliktet e kaluara.

“Ai është thelbësor për përparimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, tha Rudolph, shkruajnë mediat në Kosovë.

Rainer Rudolph, shtoi se përparimi në zbatimin e marrëveshjeve lidhet direkt me cilësinë e jetës së qytetarëve.

“Është e rëndësishme që qytetarët të ndjejnë përmirësime në jetën e përditshme. Në veri, gjatë bisedave me katër kryetarë komunash dhe ekipet e tyre, folëm për ndikimin që kjo do të ketë tek zgjedhësit e tyre. Më inkurajoi kur thanë se do t’i ftonin qytetarët të bashkëpunojnë me institucionet për zbatimin e ligjit. Këtë tani po e shohim edhe në praktikë”, tha ambasadori gjerman.

7 Komente

  1. B
    Baca

    Gjermanet po luajne piste ne te gjithe trevat shqiptare. Inatin ndaj amerikaneve po e nxjerrin ndaj me proamerikaneve. Kjo i ekspozon te dobet dhe cinik. Por duhet t'a harrojne se do konkurojne SHBA- ne!

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vetem Usa na shpeton nga rremuja gjermane

      Bravo o ambasador gjerman, bravo se na the dicka qe nuk e dinte askush ne Ballkan. Mjere ne, cfare do benim pa Gjermanine?! Sa per perspektive evropiane, ajo tash duket si retrospektive per Ballkanin.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Konte

        Gjermanet jeni tregu vasal të Rusis.

        Përgjigjjuni
        1. b
          bashkimi për drejtësi

          E dimë që nga Kongresi Berlinit e deri te Kurt - Gërvalla se, bashkë ruso serbet dhe francezet se çka mendoni dhe si veproni ndaj shqiptarëve. Nga Gjermanet vetëm F. J. Shtraus, kryeministër i Bavarisë në vitet e 80 e ka vlerësuar e ndihmuar shqiptaret. Doktrina e tij për “modelin shqiptar” nuk ishte vetëm ekzistenca shtetit por një Shqipërie ekonomikisht të fuqishme dhe me autoritet ndërkombëtar. Vetëm SHBA disa herë na kanë shpëtuar kurthet e nazizmit e racizmit Evropian.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Te zgjuarit me barkun boshe !

            Lani gojen me furce mos tju vije hera e keqe nga dhembet e prishura ! Ata qe flasin kundra shteti me te forte ne Evrope... Turp.... Te zgjuarit me barkun boshe ! kritikojne Shhetin Gjerman... Pfiu pfiu.... idiotet nuk pastrohen ...

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje