REL: 13 parti protestojnë në Beograd kundër Ligjit për të huajt në Kosovë

18 Mars 2026, 11:10Rajoni TEMA
REL: 13 parti protestojnë në Beograd kundër Ligjit për

Me sloganin “Për Kosovën dhe Metohinë serbe” në Beograd më 17 mars u mbajt një protestë e organizuar nga 13 parti dhe lëvizje të së djathtës, përfshirë edhe grupin ultradjathtist, Obraz.

Shkak për tubimin ishte Ligji për të huajt dhe Ligji për automjetet, të cilët hyrën në fuqi në Kosovë më 15 mars. Protestuesit thanë se këto ligje do të ndikojnë negativisht tek anëtarët e minoritetit serb në Kosovë, por edhe te sektori i shëndetësisë dhe arsimit, që në zonat e banuara me serb në Kosovë funksionojnë sipas sistemit të Serbisë.

Sipas gazetarëve në terren të Radios Evropa e Lirë, qindra persona u mblodhën pranë Presidencës së Serbisë në qendër të kryeqytetit serb, Beograd, nga ku, pas fjalimeve, nisën një marsh drejt Ambasadës së Federatës Ruse, për ta falënderuar Kremlinin, i cili nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Rreth 200 të pranishëm valëvitën flamuj të Serbisë, por edhe flamuj me portretin e presidentit rus, Vladimir Putin. Nga altoparlantët u dëgjuan këngë nacionaliste, ndërsa të tubuarit brohoritën “Kosovën nuk e dorëzojmë” dhe “Tradhti”.

Midis të pranishmëve ishte edhe deputeti i Parlamentit të Serbisë, Branimir Nestoroviq, nga partia opozitare parlamentare “Ne, zëri i popullit”.

Cilat ishin mesazhet e protestës?

Gjatë protestës, foli edhe Slobodan Samarxhiq, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, i cili tha se autoritetet në Serbi “kanë lënë pas dore” shëndetësinë dhe arsimin, që siç tha ai, janë nën kontroll në veri të Kosovë.

“Atje [në Kosovë] dhuna është e përditshme, njerëzit vuajnë, nuk kanë paratë e tyre. Atje është larguar çdo gjë serbe që mund të hiqej. Dhe tani po përfundojmë me institucionet e arsimit dhe shëndetësisë”, pretendoi Samarxhiq.

Zbatimi i plotë i Ligjit për të huajt dhe atij për automjete nisi më 15 mars në Kosovë.

Qeveria e Kosovës ka vendosur të krijojë lehtësira, duke lëshuar leje të përkohshme qëndrimi për 12 muaj për pjesëtarët e komunitetit serb që nuk kanë dokumente të Kosovës dhe t’ua njohë letërnjoftimet që atyre u lëshohen nga organet serbe, duke lehtësuar kështu ndikimin e zbatimit të Ligjit për të huaj.

Këto lehtësira u mirëpritën nga Serbia, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar.

Ligji për të huajt do të prekë anëtarët e komunitetit serb që nuk kanë dokumente kosovare, por jetojnë, punojnë ose studiojnë në Kosovë. Për shembull, në Universitetin e Mitrovicës së Veriut – i cili funksionon sipas sistemit të Serbinë – punojnë ose studiojnë qytetarë të Serbisë, do të duhet të kenë leje pune ose leje qëndrimi.

Në praktikë, marrja e lejes për punë ose studime mund të jetë problematike, sepse Kosova nuk i njeh institucionet e Serbisë, duke i konsideruar ato si paralele dhe të paligjshme.

Në tubimin në Beograd foli edhe Lluka Arsenijeviq, student i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd, i cili tha se të rinjtë e mbajnë Kosovën “në zemër, mendje dhe lutje”.

“Vazhdojmë të shohim se si do të zgjidhet problemi që kanë krijuar ata që ishin para nesh. Kur ne të marrim pushtetin, një këngë tjetër do të këndohet këtu dhe në Kosovë”, tha ai.

Në profilin zyrtar në Instagram të “Studentëve protestues” nuk është bërë thirrje për protestën e organizuar nga partitë dhe organizatat e të djathtës ekstreme.

Në tubim foli edhe udhëheqësi i grupit ultradjathtist serb, Obraz, Mlladen Obradoviq.

Obradoviq, i cili ka drejtuar organizatën e ndaluar Obraz, tha se njerëzit u mblodhën për të “shpërfaqur gënjeshtrat” e presidentit të Serbisë “se ai ka fituar [ndaj kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti] duke detyruar serbët të marrin dokumente separatiste nga Kosova dhe Metohia”.

“Çfarë fitore është kjo, të detyrosh popullin të marrë dokumente të një shteti tjetër? Ne nuk pranojmë këtë”, tha Obradoviq.

Pas fjalimeve, protestuesit marshuan drejt Ambasadës së Federatës Ruse në Beograd, për të falënderuar, sipas Obradoviq, “vëllezërit rusë”.

Obradoviq ka udhëhequr lëvizjen Obraz, e cila nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë në vitin 2005 u klasifikua si organizatë fashiste.

Gjykata Kushtetuese e Serbisë e ndaloi funksionimin e kësaj organizate në vitin 2012. Në Serbi, kjo organizatë veproi fillimisht joformalisht me emër paska të ndryshuar, ndërsa nga viti 2019 është regjistruar zyrtarisht.

Obradoviq ka qenë një nga organizatorët e disa demonstratave kundër komunitetit LGBT, protestave kundër ekspozitave të artistëve nga Kosova, si dhe tubimeve në mbështetje të të dënuarve nga Gjykata e Hagës, Ratko Mlladiq dhe Radovan Karaxhiq./rel

5 Komente

  1. T
    Tirona

    Kosova eshte shtet i ri. Kombesia kosovare i takon qe te gjitheve, atyre qe flasin shqip, serbisht etj. Mendoj se me detyrim duhet qe shqipja dhe serbishtja te jene gjuhe zyrtare dhe te mesohen po aq me detyrim qe ne kopesht. Kombi i ri duhet te jete gjitheperfshires. Ne te kundert nuk mund te mbijetoje.

    Përgjigjjuni
    1. i
      idiot

      Serbishtja e sat'ome! Shqiptarët e Kosovës përbëjnë 90 për qind të banorëve. Dhe atyre nuk u shërben fare serbishtja Le të mësojnë anglisht. ku e ku më mirë. Shqiptarët e Maqedonisë që përbëjnë nga 20 deri 25 për qind të popullsisë atje, u njihet e drejta e gjuhës vetëm atje ku ata janë shumicë! Ju gjasme kozmopolitë dhe open mind jeni thjesht kara..

      Përgjigjjuni
      1. U
        Une

        Ti Tirona vertet mendon si tironas dhe jo si tiranas. Edhe kombesine e ngateron me gjuhet qe flet. Pra nje poliglot duhet te jete me aq kombesi sa dhe gjuhet qe flet. Kombesia or derdimen varet nga origjina jote dhe jo gjuhet qe flet. Varet nga DNA jote, pra gjaku jot dhe jo uji qe ke pire, apo seks ku ke bere...Ne thelb je injorant dhe nuk kupton ABC e protestes serbe. Ata kerkojne qe targat, permiti dhe ligjet e Serbise te jene zyrtare ne Kosove. Pra as me shume dhe as me pak kerkojne thelbin e "te vertetes serbe" se "Kosva eshte zemra e Serbise". Ti ndihmon kete ide me idene qe njeriu mund te rroje edhe me dy zemra, ku zemra serbe eshte me vitale sepse funksionon si ne Kosove ashtu dhe serbi. Zemra kosovare mund te funksionoje vetem ne Kosove. Albin rrumpalla eshte fajtori kryesor per idete tuaja konfjuze sepse ka shpikur kombin e ri dardan. Kombi dardan eshte komb me zemer serbe me tru serb dhe me loqe shqiptari....Hahahahah! Te na e rruaje sa malet edhe ky Albini, miu i burgjeve serbe....

        Përgjigjjuni
      2. A
        Arbërori

        Ka të drejtë Tirona. Paska ende njerëz me tru Shqipëria.

        Përgjigjjuni
        1. s
          sali kari

          Koqevaret duhet qe sa me shpejt te mësojnë turqisht me ne krye Mullah shefqet krasniqin

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje