BE heq sanksionet për Kosovën: Masa financiare dhe pezullimi i dialogut ishin vendosur në 2023, pas tensionit në veri

17 Mars 2026, 13:53Rajoni TEMA
BE heq sanksionet për Kosovën: Masa financiare dhe pezullimi i

Komisioni Evropian ka konfirmuar se janë hequr të gjitha masat financiare ndaj Kosovës dhe se do të rifillojë angazhimi i plotë me institucionet e saj.

Përfaqësuesit evropianë shprehën keqardhje për ngërçin politik gjatë vitit 2025, i cili ka ngadalësuar reformat dhe ka shkaktuar regres në disa fusha.

Raportuesi për Kosovën Riho Terras, theksoi se vendi ka kaluar një periudhë paralize politike me pasoja për procesin integrues.

Nga ana tjetër, u mirëprit arritja për Ligjin për të Huajt në Prishtinë, e lehtësuar nga BE, duke e cilësuar si hap pozitiv për sundimin e ligjit dhe të drejtat e komuniteteve.

Gjithashtu u theksua se dialogu dhe normalizimi i marrëdhënieve mbeten thelbësore për përparimin evropian të Kosovës dhe Serbisë.

1 Komente

  1. N
    Nje laj i mire

    Bravo BE, tash deklaro se do mbeshtesen bashkimin e Kosoves tek Shqiperia!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje