Fundoset një anije e "Frontex" pranë Kastellorizos, 4 të plagosur! Në bord edhe ambasadori i Estonisë

16 Mars 2026, 21:00Rajoni TEMA
Fundoset një anije e "Frontex" pranë Kastellorizos, 4

Një anije e Frontex u përmbys dhe u fundos ditën e sotme në brigjet e Kastellorizos, duke plagosur 4 persona në bord.

Në bordin e anijes ndodheshin gjithsej pesë persona, 4 estonezë, përfshirë ambasadorin estonez dhe një oficer i Rojës Bregdetare. Të plagosurit u transportuan në Rodos dhe pritet të dërgohen në spitalin e ishullit.

Kryebashkiaku i Kastellorizos, Nikolaos Asvestis, tha për mediat greke se anija e Frontex u përmbys për arsye ende të paditura. Roja Bregdetare nxitoi menjëherë në vendngjarje dhe pasi u ndihmuan të plagosurit, pasoi një shpërthim dhe anija u fundos.

Lini një Përgjigje