Kriza politike në Kosovë dhe bllokada për zgjedhjen e presidentit po ngre shqetësime për imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare. Analisti amerikan Daniel Serwer thotë për Radion Evropa e Lirë se një situatë e tillë mund të dëmtojë edhe marrëdhëniet me SHBA-në.
“Nuk mund të ndërtohet një marrëdhënie e qëndrueshme mes Uashingtonit dhe Prishtinës me një qeveri në detyrë dhe pa president. Thjesht nuk funksionon kështu”, tha Serwer nga Universiteti Johns Hopkins për programin “Expose” të gazetares Valona Tela për Radion Evropa e Lirë.
Tensionet politike u thelluan më 6 mars, kur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nxori dekret për shpërndarjen e Kuvendit, vetëm një ditë pasi deputetët dështuan të zgjedhin presidentin e ri të vendit.
“Këtu e sollën vendin njerëz të papërgjegjshëm dhe me qëllime të rrezikshme. Në kohë pasigurish të mëdha në rajon dhe në botë, Kosova nuk mund ta ketë luksin e zvarritjeve të pafundme dhe të legjitimitetit të kontestuar”, deklaroi Osmani.
Dekreti i saj u sfidua në Gjykatën Kushtetuese nga Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti, me arsyetimin se bie ndesh me Kushtetutën. Kurti tha se për zgjedhje të reja duhet pritur fillimisht vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata vendosi një masë të përkohshme deri më 31 mars ndaj dekretit për shpërndarjen e Kuvendit. Deri atëherë, parlamenti nuk mund të zhvillojë asnjë aktivitet, as të mblidhet për zgjedhjen e presidentit të ri, edhe pse mandati i Osmanit përfundon më 5 prill.
Sipas Serwer, një krizë që zgjat kaq gjatë e bën Kosovën të duket jokompetente në sytë e aleatëve ndërkombëtarë.
“Ka luftë në Ukrainë, ka tensione në Lindjen e Mesme. Kush do ta dëgjojë një vend që nuk mund të gjejë një president?”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.
Shenjat e para të shqetësimit janë shfaqur edhe nga Bashkimi Evropian. Komisionarja për Zgjerim, Marta Kos, ka shtyrë vizitën e planifikuar në Kosovë, ndërsa një zëdhënës i BE-së i tha Radios Evropa e Lirë se përparimi në agjendën europiane kërkon institucione plotësisht funksionale.
Edhe vendet e Quint-it, SHBA, Britania, Gjermania, Franca dhe Italia, po ndjekin me vëmendje zhvillimet. Ambasada gjermane në Prishtinë i tha Radios Evropa e Lirë se përparimi drejt integrimit euroatlantik kërkon institucione të qëndrueshme dhe funksionale.
Ambasadori britanik në Prishtinë, Jonathan Hargreaves, shkroi në rrjetet sociale se Kosova ka nevojë urgjente të rikthejë stabilitetin politik dhe të gjejë një rrugë përpara përmes dialogut konstruktiv.
Sipas gazetarit dhe analistit Augustin Palokaj, kriza po ndodh në një moment kritik për Kosovën, kur vendi kishte shansin të rikuperonte humbjet e viteve të fundit në raport me BE-në.
Ai paralajmëron se nëse bllokada vazhdon dhe çon në zgjedhje të reja, mund të rrezikohet edhe përdorimi i miliona eurove nga Plani i Rritjes i BE-së dhe fonde të tjera ndërkombëtare.
Serwer thekson se objektivi strategjik i Kosovës duhet të jetë anëtarësimi në NATO dhe ruajtja e marrëdhënieve të forta me SHBA-në, pasi mbështetja amerikane mbetet thelbësore për sigurinë dhe perspektivën euroatlantike të vendit. /REL
Kjo ndodh ne nji shtet te percare si Kosova por kjo mundet te kaloj ne nji katastrofe qe shum vende ta hjekin njohjen e Kosoves dhe ma e keqja munden qe tja kthejn Kosoven Serbis me nji statut autonom si ne kohen e TITOS ku ndoshta e gjysma e Kosoves e preferon dhe cfar ndodh mbas asaj,por te kthehemi tek Amerikani pse per Shqiperine nuk gjendet nji ambasador ja ku kaluan 2 vite dhe akoma jo kurse Mali i Zi me 600.000 banore ka nji ambasador Amerikan?Por neve jemi mate mire per te huajt se per bashkepunim me popullin tend nji gje e trishte tek Shqipetaret ose neser dote sllavesohen te gjith ishte per kot lufta e UCK.
Historianët do ta quajnë këtë periudhë "periudha e budallait", sepse kurrë më parë marrëzia nuk ka pasur kaq shumë zë, kaq shumë skenë dhe kaq pak turp.
Tani qe politika e Kosoves ka dale hapur kunder Shqiperise, madje duke I konsuderuar shqiptaret si te huaj, duhet edhe politika shqiptare tu vere kufirin tek thana, e te mbroije shtetasit e vet nga kercenimef serbo-kosovare.
e hidhur por e vertete. shumica e kosovareve kane urrejtje dhe mllef te papare. edhe keta emigrantet qe jetojne ketu. sa me larg
Amerikanet ta bashkojne me shqiperine ,problemi zgjidhet brenda nates.
ta harrosh ate ti. recete per lufte civile bashkimi me kosoven
Mos e dhente zoti bashkimin me keta talibane
Kurr