Vuçiç: E dimë mirë çfarë kanë në kazermat e ushtrisë shqiptarët dhe kosovarët

18 Mars 2026, 07:50Rajoni TEMA
Vuçiç: E dimë mirë çfarë kanë në

Serbia po avancon në sigurimin e industirsë së armatimeve. Është vetë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i cili gjatë një vizite në fabrikën e industrisë mbrojtëse "Milan Blagojeviç" deklaroi se eksportet e armëve "po ecin përpara", duke shtuar gjithashtu se nevojat e Forcave të Armatosura Serbe po rriten.

Aleanca ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, ka shtuar bindjen tek Vuçiç se një aleancë e till drejtohet kundër Serbisë duke i dhënë më shumë preteks për tu armatosur.

"Nëse nuk do të ishim mjaftueshëm të fortë, askush nuk do të na respektonte, do të na shtypnin dhe nuk do t'u interesonte fare. Është detyra jonë të ruajmë paqen, por mund ta bëjmë këtë me forcë më të madhe. Çdo gjë që bëni këtu përmirëson sistemin mbrojtës të Serbisë. Nuk mund të pretendojmë të jemi naivë dhe të mos kuptojmë se çfarë po ndodh në botën përreth nesh. Dhe për këtë arsye do të përpiqemi të rrisim nivelin teknologjik, duke përdorur sa më shumë inteligjencë artificiale, digjitalizim dhe gjithçka tjetër në të gjitha fabrikat tona, për të pasur një menaxhim më modern, por edhe për të pasur teknologji më moderne. Dhe jemi të gatshëm të paguajmë çmimin për këtë”, tha Vuçiç.

Presidenti i Serbisë deklaroi se Serbia ka një mbrojtje serioze dhe shumështresore të hapësirës së saj ajrore dhe se, me qëllim forcimin e mëtejshëm të Forcave të Armatosura Serbe, në të ardhmen do të ketë takime të rëndësishme në lidhje me prokurimin: “Është shumë e vështirë të hysh në qiellin e Serbisë, kemi një mbrojtje shumë serioze shumështresore dhe ende po punojmë për të, nga bllokimi elektronik deri te gjithçka tjetër. Nesër kam takime të rëndësishme për të siguruar diçka të re, nuk është më naive. Dua vetëm që njerëzit të ndihen të sigurt dhe tani po mbrojmë zona të mëdha, qytete të mëdha dhe nuk po mbrojmë vetëm Beogradin dhe Novi Sadin, por edhe Nishin dhe Kragujevcin, por po mbrojmë edhe zonat periferike”.

Serbia renditet e 37-ta në botë për importin e sistemeve komplekse të armëve, përpara disa anëtarëve të BE në rajon, si Kroacia dhe Bullgaria. Shumica e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor tradicionalisht mbështeten tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqia si furnizuesit dhe donatorët kryesorë të pajisjeve ushtarake. Blerje të tilla shpesh shërbejnë edhe për të forcuar marrëdhëniet politike me aleatët e NATO-s. Serbia ndërkohë ka kohë që i ka kthyer sytë nga Kina dhe Turqia. 

6 Komente

  1. a
    armand

    Po o strateg ashtu eshte, njerezit duan te jetojne ne paqe ndersa ju plehera u bini daulleve te luftes. Servantes krijoi personazhin e Don Kishotit ne literaturen boterore ndersa ti mavri e pervetesove dhe na zbulove mullinjte e eres ne Kroaci , Kosove dhe Shqiperi.

    Përgjigjjuni
    1. E
      E vertete.....

      Vertet qe Vucic nuk genjen, sepse Udba ka deoertuar thelle ne Shqiperi e Kosove, historikish kjo gjate 35 viteve te fundit. Sa te jene Saliu e Kurti neper kembe, Vucic do dije cdo gje tonen!

      Përgjigjjuni
      1. p
        pollogu

        SA TË JETËRAMA NË QEVERI, UDBA, NGA HAT¨RI PËR RAMËN, NUK DO FUTET MË NË SHQIPËRI. NË KOSOVË KU I GJETI KAZERMAT? ATO JANË PLOT ME URREJTJE PËR SHKAUN DHE , JO MË ME GOMARË E MUSHKA, NUK MARRIM ARMË TË MESME . DO JU DUHEN RRETH 250.000 PILICË QË TË NA HANI KCARIN.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Roberto

          Kjo eshte e vertete por ne kohen e Enverit nuk ja mbante suma edhe pse i kishin agjentet e tyre ne rradhet tona. Me ardhjen e Sali Zagarit ne pushtet cdo depo armatimi u shkaterrua dhe te gjitha mjetet e renda qe perdor ushtria u derguan ne NISH te Jugosllavise dhe u shkrine ne uzinat e saj pra ky ishte qellimi i Miloshevicit dhe i zbulimit Serb. Ku ka me mire se te kesh nje ish Kryeminister nje ish President qe ta kesh agjent pro Serbise dhe kundra Shqiperise vendit qe i beri koken e shkolloi dhe ja dha te gjitha te mirat qe pak kush i kishte??? Ky eshte llumi dhe krimineli me damke Sali Ram Berisha.

          Përgjigjjuni
        2. E
          Ec Aty

          Sa gënjen ky. Shqipëria e Kosova nuk kanë kazerma.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fieraku

            po.. nuk eshte Secret..sepse Shqiperia Berishjane dhe Ps-jane ka Zbuluar Bythen..

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje