Me sloganin “Për Kosovën dhe Metohinë serbe” në Beograd më 17 mars u mbajt një protestë e organizuar nga 13 parti dhe lëvizje të së djathtës, përfshirë edhe grupin ultradjathtist, Obraz.
Shkak për tubimin ishte Ligji për të huajt dhe Ligji për automjetet, të cilët hyrën në fuqi në Kosovë më 15 mars. Protestuesit thanë se këto ligje do të ndikojnë negativisht tek anëtarët e minoritetit serb në Kosovë, por edhe te sektori i shëndetësisë dhe arsimit, që në zonat e banuara me serb në Kosovë funksionojnë sipas sistemit të Serbisë.
Sipas gazetarëve në terren të Radios Evropa e Lirë, qindra persona u mblodhën pranë Presidencës së Serbisë në qendër të kryeqytetit serb, Beograd, nga ku, pas fjalimeve, nisën një marsh drejt Ambasadës së Federatës Ruse, për ta falënderuar Kremlinin, i cili nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Rreth 200 të pranishëm valëvitën flamuj të Serbisë, por edhe flamuj me portretin e presidentit rus, Vladimir Putin. Nga altoparlantët u dëgjuan këngë nacionaliste, ndërsa të tubuarit brohoritën “Kosovën nuk e dorëzojmë” dhe “Tradhti”.
Midis të pranishmëve ishte edhe deputeti i Parlamentit të Serbisë, Branimir Nestoroviq, nga partia opozitare parlamentare “Ne, zëri i popullit”.
Dikur ne vitin 1989, pleqte e Kelcyres dolen me nje deklarate publike se nuk ishin dakort me bashkimin e dy Gjermanive. Me pak fjale, kujt i plasi se c'mendojne 200 veta ne Beograd per ligjet e nje shteti tjeter, dhe pse pikerisht duhet ta postoni kete si lajm? Per konfliktin ne Iran kishin ndonje mendim keta? Ishin dakort me Khamenein, apo mbeshtetnin opoziten e Iranit?
Me bukur se e ke thene nuk behet.
Cpune kane keta serbet me shqiptaret se cfare bejne. akoma me me mugoshen keta pisa.