Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

20 Mars 2026, 17:25Rajoni TEMA
Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me Bashkimin Evropian.

“Zulfaj do të koordinojë procesin e integrimit evropian të Kosovës, i mbështetur nga strukturat përkatëse shtetërore”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Zulfaj ka qenë këshilltar politik i Kurtit prej marsit të vitit 2021, ndërsa me emërimin e ri e zëvendëson kryenegociatorin e deritashëm, Besnik Bislimin.

Bislimi i ka udhëhequr edhe negociatat e Kosovës me Serbinë, të ndërmjetësuara nga blloku evropian në Bruksel. Në shkurt të këtij viti, Qeveria pati bërë të ditur se në këtë proces dialogu, Kosova do të përfaqësohet nga Glauk Konjufca, ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Përveç rolit si kryenegociator me BE-në, sipas njoftimit, Zulfaj do të jetë edhe Koordinator kombëtar për Instrumentin për Reforma dhe Rritje (RGF), duke shërbyer si autoriteti kryesor koordinues në emër të Qeverisë për të gjitha çështjet që lidhen me këtë instrument.

Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor pa status kandidati për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kërkesën për anëtarësim e ka dorëzuar në fund të vitit 2022, por ajo nuk është shqyrtuar ende.

Qeveria Kurti 3 është votuar më 11 shkurt, megjithatë Kosova vazhdon të përballet me paqartësi për shkak të ngrirjes së punës së Kuvendit.

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese një dekret të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për shpërndarje të Kuvendit, në pamundësi për të zgjedhur presidentin e ri.

Osmanit i skadon mandati më 4 prill.

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për ngrirje të punës së Kuvendit deri më 31 mars, derisa të qartësohet nëse dekreti i Osmanit është shpallur në përputhje me ligjin. /REL/

4 Komente

  1. A
    Abu Albani

    Pse jo Shedqet Krasniqin ?!

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Z. Pajaziti

      Albin Kurci-CrnoGorci mbeturina e Jugosllavis- Serbis. Shqiptaret duhet njëher e mirë të përcaktohen : për Shqiptar apo për Zuzar! Ata që dëshirojn që të qi..en e shumohen më racen sllave , të Albin CrnoGorcit, të deklarohen. Shqiptaret me Shqipërin , kosovacentristet me Serbin.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kurtit nuk ja mban te negocioje vete

        Po Bislimin ku e coi Kurti? Po pse nuk vuri Gervallen se ajo di edhe serbisht si edhe Kurti. Dhe, Gervallen e ka frike Cucic!

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fatosi-kosove

          Ne kohen kur bota perfaqesohet me intelektualet me te mire qe kane,kurrci jone emron langaraq nga parashkolloret te cilet pos qe mbushin te mbrendshmet dhe i hane njanitjetrit nuk dijne te bajne gje tjeter, kurse ndoshta ka shqiptar qe presin diç te mire nga keta rrugaq, e nga ajo qe kemi pare tash e 6 vite eshte mjerim dhe turp per kosoven ku padyshim çellimi i kurrcit dhe vuqiqit eshte te arrijne aty ku serbia ka dashur dhe DO.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje