
Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është vendimtar dhe se serbët duhet ta dinë të ardhmen e tyre. Kështu është shprehur ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, duke theksuar se mbështet fort Asociacionin, në emër të Shteteve të Bashkuara.
Në intervistën e tij për televizionin serb Nova, ambasadori Hill tha se është optimist për rikthimin e palëve në tryezën e dialogut, duke nisur nga takimi i ardhshëm i 14 shtatorit.
“Nuk jemi në fund të procesit, jemi diku në mes, ndoshta kemi rënë pak në baltë, por po ecim përpara”, tha ai.
Hill shtoi se nuk u pajtua me deklaratën se shqiptarët në Kosovë janë të gatshëm të bëjnë gjithçka nëse SHBA-ja vërtet dëshiron diçka dhe se për këtë mjafton një telefonatë kur u pyet në kontekstin e themelimit të Asociacionit.
Kryediplomati amerikan në Beograd e pranon se të dy palët presin që të përmbushen kërkesat e tyre por sipas tij, të dyja mund të mësojnë shumë nga përvoja e të dërguarit të BE-së, Miroslav Lajçak dhe të dërguarit të SHBA-së, Gabriel Escobar.
Hill shtoi se SHBA do që Kosova të lëvizë në drejtimin e duhur, duke pranuar se ka probleme gjatë rrugës, por se ai është optimist.
“Unë nuk do ta përjashtoja optimizmin si një mënyrë për t’i parë gjërat. Optimizmi, nëse zbatohet mirë, mund t’ju ndihmojë të përparoni, nuk shoh asnjë arsye për t’u pushtuar nga pesimizmi”, tha ai.
Nuk eshte se rate vetem nje çike ne Balte! Ndoshta edhe sepse dikush tjeter qe e njef mire kete vend komleks qe quhet Ballkan, u vendos siper jush atje ku merren vendimet, e u vuri me ne veshtiresi se ç'prisnit,sepse u duhet ti dergoni ne USA , realitettin se ç'ka eshte serbi Vuçiç, qe me shume zell Ambasadori Hill po kerkon ta rihabilitoj si strategun e paqes ne Ballkan, e ndoshta nuk mjafton ti biesh kaq shkurt! Ndodh psh qe harron qellimisht ambasadori Hill se shqiptareve u duhet te dialogojne iç me pak se me Joseph Geablesin e Millosheviçit,qe siç shifet,as edhe nje grimce ndjesie nuk duket ne te,per te kerkuar falje per krimet gjenocidale te shtetit qe perfaqeson te kryera kunder shqiptareve ne Kosove, ku akoma ka varre te hapur!! Perkundrazi, nuk eshte opsion i kerkuar nga ambasadori Hill, madje pranohet edhe qe Vuçiçi me gjithe hienat qe ka rrotull, te kercenojn shpesh, edhe sjelljet e tij prej zjarrvenesi naten e zjarrfiksi diten pranohen, pikerisht, nen heshtjen e shume te çuditeshme te ambasadorit Hill !!! Ndoshta ambasadori Hill ndjen simpati te veçante per ardhacaket barbare serbe e ndjen urrejtje per autoktonet, e ndoshta kjo i vjen natyrale!!!
Pra : Kemi rene "pak" ne gjirizin e ujrave te zeza , por jemi mesuar tashme te ecim perpara deri sa te na thahen rrobat qe kemi veshur . . . !
Me thën "kemi rënë" i bie që ka qenë aksidentale...i ka tërheq për hundësh Vuçiçiçi është më e saktë.. Edhe ksaj rradhe ishte gjirizi i vet po herës tjetër mund të biem në gjak... Po ça i plasi Hillit
Ambasadori Hill njihet si perkrahes i serbeve ne SHBA dhe mbeshtetet fort nga lobi serb atje. Nos harroni qe ishte ky autori i Marrveshjes se Dejyonit qe u dhuroi serbeve Republika Serpska te Bosnjes dhe dihet si eshte karandisur Bosnja qe atehere. Te njejyen formule kerkon edhe ne Kosove. Ne intervisten e tij diku nga Marsi kaluar madje kerkoi edhe falje per bombardimet e Nato-s. Dite te erreta per Kosoven me lobin serb qe eshte hedhur me vrull perpara dhe qe ka mbeshtetje edhe tek demokratet edhe tek republikanet.