Kongresmenja amerikane, Claudia Tenney, këtë të premte i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku i ka kërkuar që të ndërmarrë veprime të shpejta për të adresuar tensionet e krijuara në Veri të Kosovës, si dhe krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Unë shkruaj me shqetësim të madh për përshkallëzimin e tensioneve në Veri të Kosovës dhe mungesën e progresit në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013. Jam e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të serbëve të Kosovës që vazhdon të destabilizojë sigurinë në rajon”, thuhet në letrën e Tenney-t.
Kongresmenja amerikane i ka thënë Kurtit se e inkurajonë shumë atë dhe kabinetin e tij “që të mbani zgjedhje të reja për postet e kryetarëve në komunitetet me shumicë serbe, të tërhiqni plotësisht forcat speciale në komunat me shumicë serbe dhe në fund të krijoni Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, siç kërkohet me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013”.
Ajo pretendon në letrën e saj se serbët e Kosovës bojkotuan zgjedhjet për katër komunat Veriore të 23 prillit, “si rezultat i politikave diskriminuese antiserbe dhe mungesës së progresit në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013”.
Sipas saj, kjo edhe ka qenë arsyeja që “çoi në një pjesëmarrje të mjerueshme” në këto zgjedhje, pasi që nga më shumë se 45 mijë votues, të drejtën e tyre e shfrytëzuan vetëm 1 mijë e 567 qytetarë.
“Pavarësisht mungesës së qartë të mandatit nga këto rezultate, këta kryetarë komunash u vendosën me forcë në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – të gjitha komunitetet me shumicë serbe të Kosovës”.
Për ta kundërshtuar vendosjen e kryetarëve shqiptarë në zyrat e tyre, serbët kishin dalur për të protestuar, madje kishin qenë mjaftë të dhunshëm.
Por për kongresmenen amerikane, këto kanë qenë protesta demokratike “kundër vendosjes me forcë të këtyre kryetarëve”.
“Siç theksohet në Deklarata e Përbashkët për Kosovën e bërë nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Italia, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, ‘nuk ka asnjë kërkesë që kryetarët e komunave të bëjnë betimin në zyrat komunale’”.
Prezenca e njësiteve policore në Veri, në vlerësimin e Tenny-t, “shërben vetëm për të ndezur tensionet dhe konfliktet, në vend që të ofrojë një zgjidhje afatgjatë të qëndrueshme politike për këto komunitete”.
“Ndërsa zgjedhjet e reja dhe heqja e policisë speciale do të ndihmojnë në adresimin e rritjes aktuale të tensioneve, kjo vetëm nuk është një zgjidhje për krizën themelore”.
Duke iu referuar marrëveshjes së vitit 2013 në mes të Kosovës dhe Serbisë, Tenny kujtoi zotimin e Prishtinës për themelimin e Asociacionit.
“Megjithatë, Kosova ende nuk ka bërë përparim serioz dhe domethënës në krijimin e këtij mekanizmi. Pas një dekade pritjeje, serbët e Kosovës janë lodhur duke pritur zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, dhe me respekt ju bëj thirrje që ta përmbushni këtë obligim të kahershëm”.
Ashtu si ju, pohon ajo, “unë pres me padurim ditën kur shqiptarët e Kosovës dhe serbët e Kosovës të jetojnë krah për krah pa konflikt”, duke shtuar se “hapat e njëanshëm që keni marrë për të nxitur më tej konfliktin janë të papranueshëm dhe duhet të kthehen menjëherë”.
“Për më tepër, detyrimet tuaja ekzistuese sipas Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013 duhet të përmbushen për të krijuar një paqe të qëndrueshme brenda Kosovës”.
Në përfundim të letrës së saj, kongresmenja amerikane shpreson që të vazhdojë që të punojë me Kurtin, siç potencon ajo “për ta zgjidhur njëherë e përgjithmonë këtë konflikt dhe të pres me padurim veprimet de-përshkallëzuese nga qeveria juaj dhe formimin e Asociacionit”.
Jo.jo.......te lutem Kongresmene.Edhe nje bullshit i Amerikaneve. Jane te diskriminum !??? Si jo ore Kongresmene ,se ju paguajn rrymen qe 20 vite ,e nuk njofin asnje ligj te Kosoves ,e shumë tjera. Po nejse ,kjo eshte Politika
Kjo zonja sa qenka kthyer nga Dhërmiu...qenka akoma ca e goditur nga dielli... Si thote mo si: sh e shqetësuar për shkeljen e te drejtave të serbëve në Veri të Kosovës?!?! Ik mi gru kthehu nga krahu tjetër e futja gjumit prap
Kjo paska punuar për jugosllavët që në vitet 80! E paska edhe në CV karafilja me erë
oh mos u lodh se eshte kok cep albini, smush.
Shikoni sa te zgjuar jane keta shpellaret qe kane shkruar I JAPIN MEND KONGRESMENES AMERIKANE... Nuk eshte vetem kjo kongresmene por eshte Departamenti i shtetit,eshte Bashkimi Europjan qe po e trumbetojne me te madhe se nuk eshte rruga e duhur o shpellare qe nuk e kuptoni qe po u largua KFOR per 24 ore Serbia ju pushton.....rruga e duhur eshte dialogu o shpellare te ndyre.
Kujdes se mos ikën Rusia e para ...edhe përfundoni në pidh të arushës mongole nga keni dal
kurse ti mor goshi je serbo enverist i ndyre
Kongresmene e nderuar mos u mërakos per te drejtat e serbve në Kosovë Albini është më i merakosur per te drejtat e serbve në Kosovë se Rusia dhe Serbia Albini dhe qeveria Zdravvo në kordinim më Mimoza Kusarin dhe Millan Radojçiçin u kanë dhëne te drejta serbve më shumë se shqiptarve etnik te Kosoves
Kjo karafilja e ka mendim individual, dhe si e tille eshte paguar ca nga Vucivic. Ku ke pare ti moj gangstere qe jane shkelur te drejtat e serbeve ne Kosove? Cfare maskaralleku qe egziston, ti e tregon hapur qe je kunder shqiptareve, dhe kunder demokracise. Turp!
nuk i pjerdh me njeri amerikonet sidomos keta politikanet
Zj senatore ketu ja paske fut pordhes kot
Albini eshte bure shtetti bravi albin ????????????????
Serbët kanë të drejta qe ne asnjë vend të botës pakicat kanë kështu që para se të shkruani informohuni, në qoftë se e bëni për lobim deklarojeni të paktën që keni marrë pare për këtë letër dhe paguani taksat për ato leke shtetit amerikan ...
Më mirë në luftë përseri se sa me formuar asosiacionin për një shumë 5% serbe. America është një kurvë që nuk i do shqiptarët, ajo vetëm i ka përdorur shqiptarët dhe vazhdon të bejë të njejtën gjë sa herë që i duhen. Më shumë se gjysmën e trojeve i kemi humbur, çfarë kërkon bota ma shumë nga ne?! Poshtë America, Rusia, Franca dhe Serbia.
Albin Kurti është një i çmendur i vërtetë por, edhe kjo zonja amerikane më duket se nuk e paska idenë e politikës në përgjithëse dhe, veçanërisht, asaj midis Kosovës dhe Serbisë. Qenka si puna e shpellarit tonë, Sali Berisha.
E paskan paguar mire serbet, pasi edhe vete Vucic nuk do te shkruante me bukur. E ku e sheh kjo " kongresmene " diskriminimin qe ju behet serbeve nga autoritetet kosovare qe i paska detyruar ata te ngrihen ne protesta te dhunshme qe gjithsesi kongresmenja i quan demokratike.
Dhe Tema mer ne mbrojtjenje kongresmene nga 600 ne usa qe eshte e lobuar dhe thote te drejtat e Serbeve....
Or ti koqevare mos e vere emrin Vlonjati se nuk mund te ndyhet Vlonjati nga ju koqevare ,hiqe ate emer dhe vere emrin prej nga je or koqevar
Ha nje Mut ti serbe qelbur per sebet ne veri po Shqiptaret ne Presheve e Bujanovsk APO per ata s'ka problem.Ke mend APO e ke koken te mbushur me fekale.