Flakët po shkrumbojnë zona të tëra në prefekturën e qarkut Mersin për ditën e dytë radhazi.
Zjarri, që shpërtheu në një zonë pyjore në Silifke, ka shkatërruar dhjetëra shtëpi dhe ka detyruar evakuimin e banorëve.
Përpjekjet për shuarjen e zjarrit vijojnë pa ndërprerje, por era e fortë nga verilindja dhe lagështia e ulët e ajrit po e bëjnë misionin edhe më të vështirë.
“Nuk mund të themi se rreziku ka kaluar derisa të shuhen totalisht zjarret. Mungesa e lagështisë dhe erërat e fuqishme e vështirësojnë shumë punën.”
Sipas prefekturës, 70% e shtëpive në dy fshatra janë djegur, ndërsa 190 banorë janë vendosur në strehim të përkohshëm.
Helikopterë janë angazhuar në operacion gjatë ditës, duke hedhur ujë mbi zonat e përfshira nga flakët, ndërsa ekipet në terren po luftojnë për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit.
Neve u dogjëm e u përvëluam për vete , na plasi bytha për Turqinë .