
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz u shpreh qartë se Bashkimi Evropian i jep prioritet të madh tregut të përbashkët rajonal.
Në një konferencë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Scholz u pyet se cfarë qëndrimi ka për Open Balkan, duke u përgjigjur se me rëndësi është arritja e përparimeve të vendeve qe aspirojnë BE.
“Sa i takon Open Balkan duhet ta them qartë se për ne prioritet të madh i japim tregut të përbashkët rajonal që duhet të përparoje dhe çështje që janë brenda tij mund të realizohen dhe çohen përpara. Mendoj që është e rëndësishme që të arrihen përparimet që janë të arritshme. Të gjithë duan të shkojnë në BE dhe atje janë rregullat e lëvizjes. Prandaj kushdo që do ti bashkohet BE duhet ti ndjekë ato”, tha Scholz.
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë gjithashtu se Kosova shkon drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian me zgjidhjen e dialogut me Serbinë. Ai ka thënë se dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën nuk mund të jenë pjesë e BE-së.
“Me rëndësi për Kosovën është që dialogu i ndërmjetësuar nga BE të çohet përpara. Kosova dhe Serbia përmes një marrëveshje gjithëpërfshirëse të çojnë në zgjidhje politike. Dialogu është rruga që i hap Kosovës perspektivën evropiane. Një marrëveshje politike mes dy vendeve është një kusht i rëndësishëm edhe për perspektivën e të rinjve në Kosovë. Marrëveshja duhet të zgjidhë edhe çështjen e Kosovës në fund sepse është e paimagjinueshme që dy vende që nuk e njohin njëra tjerën të bëhen pjesë e BE-së. Të dyja palët duhet t’i qasen njëra tjetrës”, ka thënë Scholz.
E kujt i plasi trapi se e mbeshtet apo jo gjermania ballkanin e hapur ne s jemi gjermane dhe nuk kemi pse ti marim mendimin cdo shtete ka interesat e saje Shqiperia ka interese te ballkani hapur goooooo Rama goooo Shqiperia
Me aq sa lexova e mbeshtet, por indirekt, sepse keto jane edhe parimet e Ballkanit te Hapur per tregetine rajonale, por nuk i ve emrin, sepse nuk do qe te uli Projektin e Berlinit i cili deshtoi.
Anti Rame ,nuk do te thotese cdo gje e bere eshte e gabuar.A mund te sqaroj ndokush se ku eshte ndryshimi midis Procesit te Berlinit,Open Ballkan,dhe Europes se Bashkuar?Ne te gjitha nismat e bashkimet,qellimi i vetem eshte bashkepunimi midis vendeve,qarkullimi i lire i mallrave e njerezve, qarkullimi i lehtesuar i kapitaleve dhe rritje te mireqenies.Shqiperia e para 1990-tes,mbeti e izoluar se nuk pranonte asnje bashkepunim me vendet e rajonit dhe ku te gjithe i shihte si armiq qe donin ta gllaberonin.Mentaliteti izolues nuk mund te na shqitet.Reciprociteti ne marredhenie eshte baza e jetes.