Naftëtarët paralajmërojnë Albin Kurtin: Uleni akcizën ose i mbyllim pompat e derivateve

9 Qershor 2022, 15:12Rajoni TEMA

Naftëtarët paralajmërojnë Albin Kurtin: Uleni akcizën

Shoqata e Naftëtarëve në Kosovë ka dalë kundër vendimit të paralajmëruar të Ministrisë së Industrisë, për rregullimin e çmimeve të derivateve në vend, sipas së cilit parashihen kufizime në fitimet e naftëtarëve.

Në një letër që kjo shoqatë ua ka dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrave të tjerë përkatës, ka kërkuar nga këta të fundit ulje të akcizës dhe TVSH-së për derivatet.

“Për shkak të rritjes së çmimit të naftës në bursa ndërkombëtare, sot Qeveria e Kosovës nga çdo litër naftë dhe benzinë të shitur mbledh rreth 64 cent, apo 12 cent më shumë sesa para krizës globale për litër”, thuhet në letrën e naftëtarëve.

“Qeveria, nëse me të vërtetë është interesuar të mbrojë konsumatorin, do të ishte e pritshme të reagonte njëlloj me Qeveritë e vendeve të rajonit dhe të BE-së nëpërmjet uljes së akcizës ose TVSH-së për produktet e Naftës”, vazhdon letra.

Shoqata, në fjalë, ka paralajmëruar edhe mbyllje të pompave të derivateve në gjithë vendin, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

“Ne jemi për rregullim të mirëfilltë të industrisë së naftës, por jo me vendime arbitrare që kanë për qëllim dëmtimin e industrisë së naftës dhe jo mbrojtjen e konsumatorit. Të vazhdohet me ekonominë e tregut të lirë njëjtë si 22 vitet paraprake dhe në pajtim me Kushtetutën e Kosovës. Nëse kërkesa e mësipërme nuk merrte parasysh nga Qeveria atëherë kërkesat tona janë që minimalisht marzhat të caktohe si më poshtë, kjo duke u bazuar në nivelet e çmimeve aktuale – Shitja me shumicë 3 për dhe Shitja me pakicë 12 % ”.

1 Komente

  1. L
    Lenci bira

    Nje mi qe nuk din cfare eahte politika Albin kurti nuk eshte per k/ minister Ky eshte per opozit te mbush thaset me gure dhe te sulmoj cdo institucion legjitim ne kosove, per zjarr ne parlament dhe te burgos te gjithe ata qe cliruan kosoven, Lufton cdo leftetar dhe veteran qe lan gjakun ne frintin e zjarrit, thjeshte dhe vetem se kosoven e deshi me serbin Ky kamikaz ka ortak nje terrorist sali bin laden, ky legen perveq qe po e gropos kosoven erdhi dhe ne shqiperi dhe doli ne fushat kundera kryeministrit Edi Rama Neve na duhet nje lufte me kosoven dhe kjo duhet sa me shpejt qe ky komunist ta kuptoj kush jemi ne, po nje lufte na duhet me kosoven Nuk kemi rruge tjeter ose te mbyllet perfundumisht kufiri ne Qaf morin qe kete po kerkon ky kurva, pastaj ti beje gojore vucicit

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje