
Departamenti amerikan i Shtetit thotë se e mbështet çdo nismë rajonale që bazohet në rregullat e Bashkimit Evropian dhe që për qëllim ka fuqizimin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ky koment erdhi pas takimit të zhvilluar në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të “Ballkanit të Hapur”.
Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, një zëdhënës i DASH-it nuk ka pranuar të komentojë mospjesëmarrjen e Kosovës në këtë takim, por tha se “bashkëpunimi më i ngushtë dhe më i integruar në të gjithë Ballkanin Perëndimor do të tërheqë investime në energji, banka, prodhim, shërbime dhe sektorë të tjerë në një treg prej 20 milionë punëtorësh dhe klientësh të arsimuar në zemër të Evropës”.
“Shtetet e Bashkuara i mbështesin këto dhe nisma të tjera plotësuese, të cilat kolektivisht thellojnë bashkëpunimin ekonomik rajonal dhe avancojnë rrugën evropiane”, tha ky zëdhënës i DASH-it për REL-in.
Në takimin e Ohrit të pranishëm ishin presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, dhe Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Zoran Tageltija.
Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia të mërkurën nënshkruan katër marrëveshje bashkëpunimi – për luftën kundër evazionit fiskal, për njohjen e diplomave të arsimit të lartë, për bashkëpunim kulturor dhe për bashkëpunim në fushën e turizmit
Duke folur përmes video-lidhjes i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se SHBA-ja mbështet iniciativën e “Ballkanit të Hapur”.
Por, Escobar shtoi se shtetet që i janë bashkuar kësaj iniciative duhet të angazhohen për trajtim të barabartë për gjithsecilin shtet të Ballkanit Perëndimor.
“Ne besojmë se në mënyrë që kjo iniciativë (‘Ballkani i Hapur’) të jetë e suksesshme duhet të jetë e hapur për të gjithë. Çdo iniciativë për zhvillim ekonomik duhet t’i përfshijë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor në një trajtim të barabartë”, deklaroi Escobar.
Escobar ftoi pjesëmarrësit në këtë takim që të harmonizojnë “Ballkanin e Hapur” me iniciativat e tjera aktive në rajon, përfshirë Procesin e Berlinit dhe porositi udhëheqësit e rajonit që të mos e politizojnë iniciativën.
“Unë sinqerisht ju inkurajoj që kjo iniciativë të mbetet ekonomike. Nuk është një projekt politik. Është një projekt i rëndësishëm ekonomik. Nëse e mbani si iniciativë ekonomike ju do të keni më shumë mbështetje”, tha Escobar.
Edhe pse kishte ftesë për pjesëmarrje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, refuzoi këtë takim pasi tha se Kosova mbetet e angazhuar në Procesin e Berlinit.
Kurti tha se “Ballkani i Hapur” më shumë i ngjan një “Ballkani të hapur për ndikimet nga Lindja”, sesa një nisme për treg të përbashkët rajonal.
Tre nismëtarët e “Ballkanit të Hapur”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e kanë ideuar këtë koncept në vitin 2019. Ata thanë se ka për qëllim krijimin e një zone të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në Ballkanin Perëndimor.
REL
Kurti eshte asha e Serbise ,dhe me Urdher te Vuçiçit ,nuk merr pjese, eshtene Interesin Serb qe Ai mos marri pjese, öor te pranoj 80% Mallrat Serbe ne Territorin e Kosoves.
CARI ...edhe po te jete Kosova ne open prape mallerat nga Serbia do ti mare se eshte e llogjik fakti se jane mallera me cilesore dhe me te lira se sa ti mare diku tjeter . Sa per dijeni carri Mali Zi , Bosnja Hercegovina , Kroacia marrin me shumice mallrat serbe se jane shume me lire se kudo . Kroatet "armiqte" numer nje te Serbeve shkojne mbushin makinat me ushqime ne Serbi dhe nuk e kane problem fare . Nuk ka te beje fare se ç'do Vuçiçi por Kurti eshte nje idiot kontrapedal qe ve ne zbatim mesimet e Dulles ; Bar do hame dhe doren nuk ja shtrime "armikut" !!!!!!
Hani tani me nderen ju "rithemeluesit".
DASH ka deklaruar se do njohe vetem me nje Open Ballkan me pjesmarrje te 6 vendeve, jo me nje gjysma-gjel me 3 vende. Escobar thote se Open Ballkan nuk eshte projekt politik. Ministri i Jashtem rus Lavrov deklaron se Open Ballkan eshte nisme politike serbe dhe ka mbeshtetjen Politike te Rusise.
Kjo nisme eshte e hapur per te gjithe, nuk kane kufizime, pra po te duan te futen. Edhe BE nuk u futen te gjitha shtetet njeheresh qe te njihej si bashkesi e tille e te funskiononte.
Po mor ti Kurtizani ( bjeri drejt )ishalla nuk hyni ju ,se vetem per te prishur pune,ju perderisa importoni 80 perqind nga Serbia ne rregull jeni ,
Z. Kurti! Te lutem lexoje edhe Fan S. Nolin e Madh sec thote per kosovaret. "Do ti vesh Notes zjarr , shko dheblidh Tre k....!" Ne ne Shqiperi na Kane dal fjalet e Nolit! Per cdo krahine!
Shkruaje bre drejt: "Do t'i vesh Botës zjarrë..." jo Notës apo Votës apo Rrotës...
Kosoves nuk i leverdis Open Ballkan ndaj dhe po e lufton, por argumentat i ka te sajuara me konteks politik dhe "patriotik". Argumenti bindes eshte qe po te hapet tregu per te gjitha vendet e ballkanit, do te rritet kerkesa per importe nga Serbia dhe per rjedhoje edhe cmimet e mallrave qe do importoje Kosova do te rriten, ne nje kohe qe tregu i furnizimeve nga Serbia thone qe ze 80% te totalit te importeve. Edhe per levizjen e lire apo punesimin nuk i leverdis, pasi vete futet ne serbi sa here ti doje bytha kosovareve sepse 50% e tyre jane te pajisur edhe me karta dhe pasaporta serbe.Keto dihen mjaft mire nga te gjithe, por propaganda "patriotoke"behet per shpellaret e te dyja vendeve shqipfolese. Mirpo edhe shpellaret po qyteterohen sado ngadale, ndaj perpjekjet e Kurtit jane pa bereqet.
Kujt i thoni a mer vesh gomari Kurti dhe bullica Osmani me qeverine e kafsheve....
"Ballkani i hapur" nuk është asgjë tjetër, veç një lojë zbavitëse për të justifikuar qeveritë e shteteve pjesmarrëse dështimin për t'u pranuar në BE.
Ndoshta perëndimi e vlerëson si një qëndër stërvitore, si një lloj praktike që politikanët e prapambetur ballkanas të mësojnë punën në grup. Por harrojnë se këta janë dobiçë, e shfrytëzojnë për propagandë trullosëse për të mbajtur në gjumë popujt e tyre dhe vazhduar sundimin të pashqetësuar.