Si u transformua ‘mini shengeni ballkanik’ në Open Balkan

8 Qershor 2022, 21:30Rajoni TEMA

Si u transformua ‘mini shengeni ballkanik’ në Open Balkan

Në 10 tetor 2019 – Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut shpallën iniciativën për krijimin e Mini Shengenit’.

Qëllimi i nismës ishte krijimi i një zone të përbashkët të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve.

Kosova refuzoi ti bashkohej nismës sa kohë Serbia nuk e njeh si shtet dhe mohon krimet e luftës.

Mali i Zi me Bosnje Hercegovinën nuk u bashkuan me nismën, pasi e shihnin si përsëritës të procesit të Berlinit.

Në vitin 2019, Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev u zotuan të krijojnë treg të përbashkët mes tyre, brenda vitit 2020.

E vetmja gjë që u arrit ishte njohja e kartave të identitetit si dokument për kalimin e kufirit mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Në vitin 2021, nisma u ripagëzua me emrin Open Balkan, Ballkani i Hapur.

Tre udhëheqësit e shteteve pjesëmarrëse, firmosën:

Një memorandum bashkëpunimi për lehtësimin e import/eksporteve dhe lëvizjes së mallrave.

Një memorandum bashkëpunimi për tregun e lirë të punës dhe një marrëveshje bashkëpunimi në rast të fatkeqësive natyrore.

Gjithsesi Open Balkan nuk ka një dokument zyrtar ku të shpallen qëllimet dhe plani i punës, marrëveshjet apo mënyra e zbatimit të tyre.

1 Komente

  1. b
    biks

    Vetem koqevari Albin Kurti nuk eshte dakort, me sa duket do ta izoloi Kosoven sec beri Enveri me Shqiperine. Rob te trashe....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje