"Ballkani i Hapur": Marrëveshjet e nënshkruara në samitin e Ohrit

8 Qershor 2022, 16:36Rajoni TEMA

"Ballkani i Hapur": Marrëveshjet e nënshkruara në

Në Samitin e Ballkanit të Hapur, të mbajtur në Ohër, u firmosën disa marrëveshje bashkëpunimi mes vendeve, në fushën e arsimit, kulturës, turizmit dhe administratës tatimore.

Lista e plotë

-Marrëveshje për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor në fushën e njohjes reciproke të diplomave dhe gradave shkencore të lëshuara në institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet e tjera të autorizuara.

-Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunimin kulturor në Ballkanin Perëndimor.

-Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunimin në fushën e turizmit në Ballkanin Perëndimor.

-Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunimin e administratave tatimore në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë samit, përveç Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, morën pjesë si vëzhgues edhe Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, të cilat u zotuan që të punojnë në drejtim të përfshirjes së plotë në Ballkanin e Hapur.

1 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Nikos

    Ku jane marreveshjet ? Memorandumet nuk jane marreveshje. Ne kemi nje kryeminister idiot qe kujton se te gjithe qe e lexojne jane si ai.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje