“Do të qëndrojmë aty”, KFOR i përgjigjet Kurtit: Ura e Ibrit hapet me dialog

10 Shtator 2024, 20:50Rajoni TEMA
“Do të qëndrojmë aty”, KFOR i përgjigjet Kurtit:

KFOR i ka kthyer menjëherë përgjigje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke konfirmuar qëndrimin se hapja e urës duhet të bëhet përmes dialogut dhe në koordinim me ndërkombëtarët.

Kolonel Salvatore Mascoli, zëdhënës i KFOR-it, u shpreh:

“Për sa i përket çështjes së mundësisë së hapjes së urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë për automjete, qëndrimi ynë ka qenë transparent dhe i qëndrueshëm gjatë gjithë kohës. Çdo vendim në këtë drejtim duhet të merret përmes dialogut dhe në koordinim të duhur e efektiv me komunitetin ndërkombëtar.

Në ndërkohë, KFOR-i do të mbajë prezencën e tij fikse në urë dhe do të vazhdojë të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth. Së fundmi, disa aktivitete trajnuese janë kryer nga personeli i KFOR-it në urë.

Këto ishin pjesë e aktiviteteve tona të rregullta të krijuara për të testuar procedurat operacionale afatgjatë dhe për të ruajtur standardin më të lartë të gatishmërisë së trupave tona. KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën.

Ne jemi të vendosur mirë për të adresuar çdo skenar sigurie dhe për të vazhduar zbatimin efektiv të mandatit tonë të OKB-së”.

4 Komente

  1. P
    Poseidon

    PA PYETUR ALBINDENOVICIN MOS BENI AS NJE VEPRIM........ALBIN BABA DO TA MBYLLE UREN QE KISHTE HAPUR. HAAAAAAAALBINBABA.......

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Cfare do bej Kurti tani, qe as "vellezerit" turq nuk e lene te kaloj uren?

      Përgjigjjuni
      1. D
        Detari

        Kurti ti shporri ketalangaraqet e kforit qe rrine aty per serbine dhe nje rroge te qelbur.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shqiptar

          Pse nuk i shporri Kurti ne 1999 keta ta KFORrit? Apo kalova lumin te dhjefsha kalin? E di ti more debil qe po te braktisi KFORi dhe SHBA e ke ushtrine Serbe ne Prishtine duke te qire grun per 4-5 ore? Ju ka hedh trute e gamorit Kurti dhe ju duket vetja superfuqi. Mosmirnjohja eshte vesi me i ndyre i njeriut.

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje