Mediat opozitare serbe, krahas përfaqësuesve të opozitës, por flasin për një eksod të heshtur të serbëve nga Kosova. Përveç Nenad Çanak dhe Sonja Biserkos që kanë folur për krijimin e qendrave të reja të banimit në Sanxhak, gazetarë dhe profesorë në Beograd kanë përsëritur të njëjtën gjë.
Profesori i jurisprudencës në Beograd, Miodrag Jovanoviç ka folur për një largim jashtë vëmendjes së mediave, për shkak se ngjarjet në Veri po zhvillohen shumë shpejt dhe serbët janë braktisur.
"Kur presidenti francez Macron u largua nga Serbia, policia e Kosovës hyri në institucionet serbe duke dërguar një mesazh të qartë për njerëzit aty".
Edhe gazetarja Jelena Petkoviç cilëson të njëjtën gjë, duke folur madje për një klimë pasigurie dhe mungesë shprese, çka e bën çdo familje të mendojë largimin.
Dhe sipas saj, qeveria në Beograd nuk ka folur për veprimet e fundit të Kurtit. Akuzat në fjalë vijnë në një konteskt më të gjerë, pasi edhe shqiptarët në Preshevë kanë folur për një spastrim administrativ nga Serbia përmes pasivizimit të adresave.
Mund te jete nje marreveshje ne distance. Ti hiq te tute e une heq te mite. Kur behet marreveshje te dyja palet duhet te lene dicka nga vetja se jo me kot quhet marredhenie. Marr e jap.
Edhe shqiptarët po e lënë Kosovën por edhe Shqipërinë.
Ishim duke pire me nje koleg profesor serb ne nje restoran,pas orarit te punes,dhe duke ditur une se ky do te shperngulet per Serbi,e pyeta sinqerisht: -Cfare halli keni koleg qe po pergatiteni te shpernguleni me familje per Serbi?! Serbet flasin drejt vetem nen ndikimin e alkoholit! Ne qofte se e doni pergjigjen e sakt,koleg ta them sinqerisht: 1. -Nuk po mund t'i shohe plisbardhet(shqiptaret me plis ne koke), dhe 2.Kur me kujtohen shqiptaret e varfer qe punonin per nje cope buke,dhe sot udhetojne me mercedes dhe kane bere kapital te madh,per mua ky ndryshim eshte presion i madh! Atehere e kuptova se propoganda ne Serbi eshte teresisht genjeshtare qe per fat te keq,po vazhdon edhe sot me ish-ministrin e Millosheviçit,Vuçiç!