Serbia po armatoset, Hill: Beogradi nuk bleu vetëm avionë në Francë

9 Shtator 2024, 18:35Rajoni TEMA
Serbia po armatoset, Hill: Beogradi nuk bleu vetëm avionë në

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill komentoi dhe çështjen e armatosjes së mëtejshme të Serbisë e cila së fundi arriti dhe një marrëveshje blerjen e avionëve luftarake francezë.

Diplomati amerikanë shtoi se me këtë lëvizje, Serbia nuk bleu vetëm armë, por edhe raportet me forcat ajrore të NATO-s.

“Mendoj se Serbia po merr vendime strategjike të rëndësishme. Njëra prej këtyre vendimeve lidhet me blerjen e këtyre avionëve luftarakë, ‘Rafale’. Ajo që po bën Serbia nuk është vetëm blerja e avionëve, por blerja e marrëdhënieve me forcat ajrore të NATO-s. Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme dhe se kjo nuk do të ndryshohet nga situata në terren në Kosovë. Kjo nuk do të thotë që nuk duhet të merremi me situatën në Kosovë. Them se të gjithë jemi të një mendjeje në këtë drejtim dhe duam të shohim një zgjidhje.

Por kam bindjen se ajo që keni parë me vizitën e presidentit Macron, si dhe me vizitën e kancelarit Scholz, përfaqëson një ndryshim shumë të qartë të qasjes, dhe do të dëshironim të shihnim që kjo të vazhdojë, në përputhje me dëshirat e popullit serb dhe udhëheqjes serbe. Ne nuk jemi këtu për t’i thënë Serbisë se çfarë të bëjë ose si të orientohet. Ata duhet të marrin vendimet vetë, dhe mendoj se këto vendime po shkojnë në drejtimin e duhur”, tha Hill.

4 Komente

  1. e
    emigranti

    Kosoven e presin dite jo te mira, sipas ambasadorit amerikan. Gjithshka duket ne favor te Serbise. Me qarte se kaq, nga goja e nje diplomati nuk mund te flitet. Por duket se kete duan ta bejne nepermjet politikaneve kosovare , pra jo me duart e veta. Dhe te tille gjenden boll ne Kosove. Ja pse nuk eshte i mirepritur nga perendimi Albin Kurti.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kurti e kreu me sukses misionin.....

      Shume sakte. Duket se nderkombetaret gabim kane kuptuar se Kosoves do ti behet ma mire te kthehet pjese e Serbise. Ne kete gabim ka kontribut vendimtar VV, kjo force anti-arberore regresive e udhehequr nga Kurti. Duket qe VV e krijoi dhe rriti Rusia dhe Serbia me qellim shkaterrimin e pavaresise se Kosoves.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Detari

        pse albin kurti e ka fajin pse armatoset serbia? pse kur nuk ka patur armatim serbia? serbia ka qene gjithmon e fuqishme ketu e 10 shekuj. na thuaj pak cfare duhet te beje albini sipas ty?

        Përgjigjjuni
      2. k
        km

        Nese eshte kjo gjendjes ,pergjegjesia e drejtperdrejte eshte e Ambasadorin amerikan ne Beogradi Kristoferr Hill,komisionerit te BE Cife Burreli dhe Te deleguarit per bisedime Lajeciku.Jane pikerisht keta,perfshi dhe Presidentin Francez qe Kane frymezuar,nxitur dhe armatosura serbine kunder kosoves dhe destabilizzin e Ballkanit.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje