Konjufca: Dialogu me Serbinë në qorrsokak. Ndërkombëtarët, të njëanshëm

9 Shtator 2024, 15:47Rajoni TEMA
Konjufca: Dialogu me Serbinë në qorrsokak.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, deklaroi se dialogu me Serbinë është në një rrugë pa krye, duke i kërkuar ndërkombëtarëve të përcaktohen se çfarë dëshiron nga ky proces.

Në një dalje para mediave pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Konjufca tha se pas agresionit në Banjskë është shkatërruar edhe minimumi i mirëbesimit që kërkohet ta ketë një proces i negociatave që i njëjti të mund të vazhdojë normalisht.

“Dialogu ndodhet tërësisht në një qorrsokak prej të cilit nuk po shoh shumë rrugëdalje. Këtij qorrsokaku para së gjithash i ka kontribuar Serbia me veprimet e veta. Mendoj që dialogu në formatin se qysh ka qenë që prej vitit 2011 e ka pas arkivolin më 24 shtator të vitit të kaluar”, tha Konjufca.

Konjufca akuzoi ndërkombëtarët se janë të njëanshëm në raportet mes Kosovës dhe Serbisë në favor të Beogradit, dhe për këtë përmendi mungesën e sanksioneve pas sulmit të Banjskës ndërsa Kosova vijon të jetë nën masa të BE-së.

“Nëse dëshiron palë të barabarta në dialog si dy shtete, nëse dëshiron dhe mendon se principi i Marrëveshjes së Ohrit që palët të funksionojnë si shtete sovrane të Kombeve të Bashkuara, nëse bashkësia ndërkombëtare e ndan mendjen të ecë në këtë rrugë, Kosova është e gatshme”, tha Konjufca.

Gjermania, përmes emisarit të saj për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, kërkoi nga Kosova që të heq masën e sigurisë për mallrat serbe e vendosur pas rrëmbimit të tre policëve kosovarë vitin e kaluar.

Refuzimi i Qeverisë për ta bërë një gjë të tillë u pasua nga një paralajmërim se bashkëpunimi rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit mund të vazhdojë pa Kosovën, duke ngjallur frikën se vendi mund të përjashtohet nga ky mekanizëm.

“Procesi i Berlinit është shumë më i gjerë dhe nuk pres që Kosova të përjashtohet nga ky proces. Ato që nuk mund të arrihen dhe ajo çfarë tha z. Sarrazin në vizitën e tij në Kosovë mu duk si ledhatim i Serbisë”, tha Konjufca.

Konjufca deklaroi se ishte i habitur që Brukseli dhe vendet e tjera nuk reaguan pas bllokimit të kufijve të premten në mbrëmje nga persona të dyshuar me lidhje me Beogradin zyrtar.

8 Komente

  1. e
    eduart

    Ja dhe një rrot k*ri tjetër i Kosovës shan ata që ju dhanë lirinë.

    Përgjigjjuni
    1. C
      Celo Mezani

      VV - jane nje bande e shitur tek Serbia dhe veç rrota k*ri nuk jane. Jane tu kry perfekt detyrat qe u ngarkon UDB-ja.

      Përgjigjjuni
      1. I
        I humbte fara VV

        Ashtu eshte.

        Përgjigjjuni
        1. p
          prec ulaj

          Kosova duhet te rregulloj prape traktoret dhe zetoret, se Albini po ju sjell perseri vitin 1999. Shkaterroi aleancen me Ameriken, braktisja duket shume afer.

          Përgjigjjuni
      2. A
        Allah cfare i kena bo vedit...!

        Konjufca, je turpi i Kosoves tone. Cfare i beme vehtes qe votuam plehra populiste e sovraniste fals si ju drejtuesit e VV. A nuk e kuptoni se kujt po i sherbeni? Neve qe ju zgjodhem jo e jo! Mandej, jeni turpi edhe i tan shqiptareve kudo qe jane ne Ballkan e neper Bote. Ju na turperuat, Perendimi e din se ne shumica dermuese e dardaneve nuk jemi mosmirenjohes dhe maskarenj si ti, Gervalla, Kusari, etj. me Kurtin n'kry.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nik

          Të lumtë Z. Konjufca, ashtu duhet folur drejt për drejt me padrejtësinë! Tradhëtarë, lehaqenë, trushpëlarë, levantinë, rronxhobonxho ka me bollëk! Para shteti i Kosovës, je në rrugën e drejtë!

          Përgjigjjuni
          1. I
            Iku Kosova Nik, iku per ashtu....

            Shteti i Kosoves eshte me shpejtesi ne rrugen e shberjes. Ky eshte realiteti Nik, birbo rus qe dashuron VV.

            Përgjigjjuni
          2. F
            Fatosi-kosove

            Siq thot populli qeni i keq ta sjelle ujkun ne torishte, kete e kishte provuar edhe nje tregtar i vjeter kur ne krye te "karvanit" tregtar me deva kishte venez nje magar, dhe kur deva plane u shtri per te ngordhur tregtari ja kerkoi hallallin, e deva i thot te gjitha vuajtjet e maltertet ti baj hallall por kur n'a ke vene magasin per tna pri kurre hallall sta baj, ja kosova vendosi para kater vitesh te veje magar e gomarica ne krye te karvanit tash le ta vuajne.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje