Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, u shpreh i shqetësuar me njoftimin se tre pjesëtarë të policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serbë kanë dhënë dorëheqje, rreth një muaj nga fillimi i punës.
EULEX-i po i ndjek nga afër këto zhvillime shqetësuese, shkroi si duke theksuar se “përbërja e policisë duhet të pasqyrojë dhe përfaqësojë shoqërinë të cilës i shërbejnë dhe e mbrojnë”.
Ambasadori amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier, duke shpërndarë postimin e shefit të EULEX-it, ritheksoi siç tha “përkushtimin tonë për një forcë policore shumetnike të Kosovës. E kam thënë disa herë, Policia e Kosovës ekziston për t’iu shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe që zyrtarët policorë të jenë në gjendje të kryejnë punën e tyre të lirë dhe pa frikësim. Po i ndjekim nga afër këto zhvillime”, shkroi ai.
“Pajtohem plotësisht”, shkroi ndërkaq ambasadori gjerman në Prishtinë, Jörn Rohde. “Një vend shumetnik kërkon një polici shumetnike. Të gjithë pjesëtarët e policisë së Kosovës - pa marrë parasysh se cilit grup etnik i përkasin - duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre pa frikë”, theksoi ai.
Nuk pati ndonjë konfirmim nga policia e Kosovës për dorëheqjet e pjesëtarëve të rinj të policisë, pjesë e një grupi prej 46 pjesëtarëve nga radhët e komunitetit serb, të cilët filluan punën në muajin korrik
Emrat e disa prej tyre janë përmendur në rrjetet sociale në gjuhën serbe dhe janë sulmuar për përfshirje në radhët e policisë së Kosovës, prej nga në nëntor të vitit të kaluar janë larguar disa qindra policë serbë.
Pjesëtarët e rinj të policisë filluan punën mes tensioneve në veri të Kosovës të cilat u rritën në fund të muajit maj kur kryetarët shqiptarë të komunave veriore të Kosovës, morën detyrën me mbështetjen e policisë pas zgjedhjeve lokale të muajit prill të cilat u bojkotuan nga serbët.
Bashkimi Evropian kërkon uljen e tensioneve përmes një plani që parasheh pezullimin e operacioneve policore në veri, zhvendosjen e kryetarëve të komunave në zyra alternative dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme me pjesëmarrje të pakushtëzuara të serbëve të Kosovës.
Qeveria e Kosovës është pajtuar për hapat e uljes së tensioneve, duke përgjysmuar praninë e njësive të policisë në ndërtesat komunale në veri dhe duke bërë veorime për t’u hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme.
Ajo pret që Bashkimi Evropian të heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës të cilat u vendosën në qershor për shkak të situatës në veri.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha të enjten se veprimet e qeverisë “janë hapa të rëndësishëm në drejtimin e duhur, por nevojiten hapa të tjerë”. Ai theksoi se për të zbutur krizën në veri zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen sa më shpejt që të jetë e mundur.
“Ato duhet të organizohen në mënyrë gjithëpërfshirëse. Kjo nënkupton pjesëmarrjen e plotë dhe të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës”, tha zëdhënësi Stano.
Maskaralleqet e europianeve nuk kane te mbaruar. I vendosin saksione nje shteti sovran, qe kerkon te ruaje sovranitetin e vendit, nderkohe qe i bejne perkedhelin shtetin fashist serb, qe ka shkaktuar 3 luftera ne shekullin e XX. A kane mbetur shume ata shqiptare qe duan qe vendet tona (Shqiperi e Kosve) te hujne ne kete organizate te deshtuar shtetesh?
Ke shume te drejte! Keta qe po drejtojne Europen dhjetevjeçarin e fundit,po e largojne gjithnje e ne shume nga ajo europe qe themeluesit krijuan! Po behet gjithnje e me shume nje BE e padrejte, por gjithsesi,shume koerente me historine e saj si Europe karshi shqiptareve,fiks, "kurva e motit".
Ku eshte reagimi ketu?? Akoma asnjeri nga ata ska bole ti vere emer mbiemer kush i kercenoi policet... I meritojne serbet ...po ne ca lidhje kemi me ato fare kafshesh
U terhoqen me vet deshiren e tyre,U shkolluan me djersen e popullit per ti sherbyer vetvehtes,familjes dhe Republikes te Kosoves.Nderkombetaret nuk po binden akoma se : rusoserbet bejne presione ne cdo pore te shtetit ,ne cdo institucion,sabotojne i frikesojne serbet e RK ,per qellime te keqija.Akoma prova,tolerime duhet te bejne nderkombetaret,europa plake me te gjitha keto sjellje shtazarake?ku eshte pike synimi i armiqeve te popullit tone,nuk e kuptojne keta te europes qe po e bejne kurban Republiken e Kosoves,per ti marr me te but hienat e karpateve,qe pastaj tua percaktojne edhe zonen e tyre te lire te pavarur?Tre polic nuk eshte se ngren peshe,por per ne shqiptaret,per europianet qe duan ta ruajne ballancen dhe te zgjedhin problemin ,duhet vigjilence duhet vleresuar tamam ashtu sic eshte realiteti!rusoserbet nuk ndalohen ,jane djallezor me shpirt hienash,kjo duhet te na bej te dyshojme se armiku dinak ,mundet te ngrej kurthe qe per kombin tone do te jene shum fatale.....