Maqedonia e Veriut padit penalisht kryebashkiakët e Tetovës dhe Çairit për pritjen e Albin Kurtit: Shoqërohen në polici

15 Gusht 2023, 19:00Rajoni TEMA
Maqedonia e Veriut padit penalisht kryebashkiakët e Tetovës dhe

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, ka ngritur të martën kallëzime penale kundër kryetarëve të Tetovës dhe Çairit, për, siç ka thënë, “shkelje të ligjit për përdorimin e simboleve shtetërore”, gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, më 11 gusht.

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami dhe ai i Çairit, Visar Ganiu, janë marrë në pyetje të martën nga Policia maqedonase, e cila e ka bërë të ditur vendimin për kallëzimet penale.

“Gjatë vizitës zyrtare të delegacionit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, të udhëhequr nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në pritjen e organizuar më 11.08.2023, në rrugën 'Ferid Murati' në Shkup dhe në sheshin e qytetit në Tetovë, nuk është vepruar në përputhje me Ligjin për përdorimin e stemës, flamurit dhe himnit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Gjatë manifestimeve të organizuara me atë rast nuk është kënduar himni shtetëror dhe nuk është vendosur flamuri shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me çka është bërë shkelje nga neni 30 i të njëjtit ligj”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Shkup.

Në komunikatën me shkrim është thënë se “Policia do t'i vazhdojë kërkimet për personin që në një nga manifestimet valëviti flamurin e të ashtuquajturës ‘Shqipëria e Madhe’”.

Ligji për përdorimin e simboleve shtetërore, neni 30, parasheh dënime prej 1.000 deri në 5.000 euro në rast se personi publik bën shkeljen e dispozitave, respektivisht nëse nuk përdor këto simbole në manifestimet e përcaktuara me dispozitat tjera ligjore.

Marrja në pyetje është konfirmuar edhe nga kryetarët e dy komuna ve, të cilët veprimin e autoriteteve e kanë quajtur “komunist” me qëllim “frikësimi”.

“Komunizmi këtu nuk ka vdekur, ai është gjallë dhe po e mbajnë gjallë qeveritarët tanë bashkë me Ali Ahmetin e [Arben] Taravarin. Tentimet e këtilla për frikësim dhe heshtje si në kohën e komunizmit, nuk na trembin aspak, bile kokën lartë po vazhdojmë. 

Aq më pak na trembin kur këto shantazhe e tentime për të penguar opozitën e bashkuar, vijnë nga pushtetarët e korruptuar dhe të shantazhuar që tani më ditët e tyre po i numërojnë në gishta. Koha e frikësimit të shqiptarëve, arrestimeve të tyre dhe marrjes së tyre nëpër stacione famëkeqe policore ka vdekur”, ka thënë kryetari i Tetovës, Bilall Kasami përmes një postimi në Facebook.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qëndruar në këto dy komuna të banuara me popullatë shqiptare, me ftesë të kryetarit të Çairit, Visar Ganiu, dhe atij të Tetovës, Bilall Kasami.

Kurti ka marrë pjesë në përurimin e një rruge me emrin e veprimtarit, Adem Demaçi në Çair, ndërsa në Tetovë ka marrë pjesë në përurimin e një rruge në Malësinë e Tetovës.

Gjatë kësaj vizite Kurti dhe kreu i Tetovës kanë folur për nevojën e hapjes së një tuneli me gjatësi prej rreth 6 kilometrash, që do ta lidhte Tetovën me Prizrenin.

Qëndrimi i kryeministrit Kurti në Tetovë dhe Çair, respektivisht përdorimi i ikonografisë shqiptare gjatë manifestimeve të organizuara, ka shkaktuar reagime të shumta, përfshirë edhe nga presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski i cili ka kërkuar sanksione për organizatorët e kësaj vizite. (REL)

5 Komente

  1. K
    Koli

    Or Kasami,or Rryp Daulle me Parti me dy antare.Opozita e bashkuar,thote ky Trim qe eshte aleat me Partine e Ish Gruevskit.NQS ka parti anti Shqiptare,eshte kjo Parti or Debil.Keta qe jane ne pushtet kane bere disa gjera te mira,por kur ishte Gruevski ai Dajak ju jepte cdo dite.Megjithese per cfare shkruaj,keta te Maqedonise jane Rob koti.Shani ju Mutna Ali Ahmetin?Krejt si VV ne Kosove:Kuften e bene Trimat e UCK(Ali Ahmeti Komondant),ju Kasamet doni pushtetin pa shtire asnje pushke.Tamam si Kurti ne Kosove,qe ka bere dhe ben te 99 qe te denohen Heronjte e UCK.Yh,rrace spiunash.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Plaku

      Ky eshte Albin Kurti shkon ben mitingje provokuese ne nje shtet tjeter i ftuar nga kryetar komunash me personalitet të dyshimte. E mjera Kosova martire në duar të kujt është……

      Përgjigjjuni
      1. F
        Flamur Strugs

        Ujku qimen e nderron,por kurr veset e veta.Kjo ndodh vetem aty ku shtrihet diametri i roberise rusosllave.Jo vetem instituciinet e keti shteti te ashtu quajtur,shtet,por edhe vet pooulli shqiptar si nikoqir ,Kryeministrin e priten sic e pret vellai vellan,per gezime familjare,per emerime (si ajo me emrin e heroit tone Adem Jashari) per planifikime per te ndertuar objekt te ndryshme te infra strujtures.Kryetaret e komunave me shumice shqiptare ,sigurisht qe do ti percjellin vellezerit e vet me kenge valle shqiptare ,por edhe me flamuret tone kombetar.Kjo e drejta e perdorimit eshte nje e drejte legjitime qe popujt,ose pakicat por qe jane shtet formues ,e kane te drejten e flamurit te kombit te vet,ashtu si e perdor edhe kombi shqiptar qe ne keterepublike as me shume dhe as me pak,jane 38%.Megallomania sllave e ka te veshtire te xhvishet nga mekatet e shekujve te terbuar ,atehere kur ushtrit e tyre leshoheshin si hordhi ujqerish pa meshire mbi popullin tone liridashes.Me keto veprime .te nxitura nga putini vucici.edhe stevo panderrski po hyjn ne nje valle,bota do tallet dhe ererat e zjarrit vetem do te keqesojne situaten edhe ashtu e brizhte.Kryeministri e kishte vizite obligative,ngase si kudo ku jetojne shqipetar!Albin Kurti llogaritet Kryeminister i mbare kombit,perse tremben kaq shum armiqet tane?perse e bejne te gjithe kete zhurme te pa nevojshme.?....

        Përgjigjjuni
        1. V
          VV ZDRAVO

          Albin Kurci mashtrusi më i madh i te gjitha kohërave është bërë edhe perçaresi më i madh në mes shqiptarve Është idiot dhe faqezi qe më veprimet e tijë idioteske po mundohet qe shqiptarve në Maqedoni te ua humbë te drejtat qe i kanë fituar më mund e më gjak Ky perqares mashtrues e faqezez nuk ka gjak shqiptari por ka gjak te poshter serbo malazez

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lakja

            Ti rrush topet Albinit...ti edhe gjithe sllavet si puna jote...! Edhe po qeve nga ata barinjte bullgare te FYROMIT...beji selam gjithe Svetllanave atje nga ana ime. Aman!

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje