Identifikohet ekzekutori i 51-vjeçarit shqiptar në Greqi

14 Gusht 2023, 12:22Rajoni TEMA

Identifikohet ekzekutori i 51-vjeçarit shqiptar në Greqi

Është identifikuar autori i vrasjes së 51-vjeçarit shqiptar Aleksandër Zaka i cili u ekzekutua më 12 Gusht të këtij viti në Greqi.

Mediat greke shkruajnë se autoritetet janë vënë në kërkim të tij. Më tej thuhet se ka dyshime që vrasësi ka qëndruar në shtëpinë e Zakës.

 “Hetimi po vijon, është identifikuar një i dyshuar kyç i cili dyshohet se ka qëndruar në shtëpinë e viktimës. I dyshuari është në kërkim“, thonë autoritetet.


Kujtojmë se viktima me origiinë nga Lushnja u vra me plumb në kokë mesditën e së Shtunës së kaluar në ishullin Salamina të Greqisë.

Ai u gjet i pajetë në oborrin e shtëpisë nga një mik i tij, edhe ky shqiptar, i identifikuar si Fatjon Pjetri. Ishte ky i fundit që lajmëroi policinë për ngjarjen, e cila nisi menjëherë hetimet.

Mësohet se Zaka bënte një jetë të qetë dhe nuk kishte pasur asnjëherë probleme me ligjin.

1 Komente

  1. N
    Ngushellime per te Ndjerin .

    Kesaj rradhe perseri u perfole se eshte nga ata te Beses,, nga ata Toke e zanun nga Bjeshket ! Robte e ku i ka Plehra se ditet i ka te numeruara ,,se ku mutin do futete, vetem nese futet andeje nga ka dalur ! Per keta kriminele qe vrasin dhe pastaj en Hetuesi qajne , si shume Kriminele qe kujtojne qe jane Robote te Botes ! ketyre vetem Hakmarja ju vjen Hakut ! por jo tek Familiaret por teke keto qe kryejne Krimin..

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje