Kurti thirrje BE: Hiqni masat e padrejta ndëshkuese! Sanksionet të palogjikshme

13 Gusht 2023, 15:19Rajoni TEMA

Kurti thirrje BE: Hiqni masat e padrejta ndëshkuese! Sanksionet të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i bën thirrje Bashkimit Evropian që të heqë masat, siç i quajti ai, të padrejta ndëshkuese ndaj Kosovës, ndërsa përsëriti se qeveria është e hapur përmbajtjen e zgjedhjeve të reja në veriun të vendit.

Kurti thotë se mënyra më e mirë për thirrjen e zgjedhjeve të reja është përmes nenit 72 të ligjit për vetëqeverisje lokale, i cili u mundëson qytetarëve të komunave përkatëse t’i shkarkojnë kryetarët e tyre përmes peticionit.

“Mendojmë se mënyra e duhur për këtë është duke shfrytëzuar nenin 72 të Ligjit për vetëqeverisje lokale, i cili parasheh mundësinë e 20 për qind të trupit elektoral që të dalin dhe shprehin vullnetin e tyre për t’i ndërprerë mandatin e kryetarëve aktualë.

Jemi të hapur për këtë. Është krijuar edhe një grup punues që do të bëjë rregullimin e çështjeve teknike administrative të dispozitave të këtij neni dhe këtij ligji. Thash ta presim punën e tyre, sa më shpejtë aq më mirë”, u shpreh ai.

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, dhe i dërguari i BE-së për dialogun mes dy vendeve, Mirosllav Lajçak, arritën një dakordim për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, gjatë një takimi më 10 korrik në Bratisllavë.

3 Komente

  1. D
    Derri

    ????????????????????

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eri

      Ha mut o budalla ha. Të lanë kohë të reflektoje, bëre k..dërrin me BE dhe SHBA, ndërsa tani bën si këlysh.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pilo Lala

        Ketij i kane mbyllur deren te gjithe, ky perplas koken tek dera, mbas e hapin. Statusi i tij eshte njesoj non-gratta si Sali Berisha. Mjere Kosova po qe se vazhdon te degjoje nje njeri te marre, cinik, i poshter, percares, armik i Shqiperise.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje