Vuçiç i prerë: Nuk do ta nënshkruajmë ligjin për martesa mes gjinisë së njëjtë në Serbi

13 Gusht 2023, 15:55Rajoni TEMA

Vuçiç i prerë: Nuk do ta nënshkruajmë ligjin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se derisa ai të jetë president nuk do ta nënshkruajë ligjin për martesa mes personave të gjinisë së njëjtë. Sipas tij, nënshkrimi i një ligji të tillë do të krijonte “një lloj gjinie të tretë ku ju nuk jeni as burrë e as grua”.


Duke folur për televizionin Pink më 13 gusht, Vuçiq tha se i ka kërkuar kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, që të mos e nënshkruajë ligjin për martesa mes personave të gjinisë së njëjtë për aq kohë sa ai të jetë president, duke theksuar se “unë kam faj” që një ligj i tillë nuk është proceduar nga Qeveria serbe, raporton Beta.

Ai shtoi se kritikat e Bashkimit Evropian duhet të drejtohen tek ai dhe jo te Bërnabiqi, e cila, sipas Vuçiqit përkrah një ligj të tillë.

Vuçiç tha se Serbia është një shtet me shoqëri tradicionale dhe se atij nuk i prish punë nëse dikush i përket komunitetit LGBT+.

Miratimi i ligjit për martesa mes personave të gjinisë së njëjtë është një prej kërkesave kryesore të komunitetit LGBT+ në Serbi.

Kjo kërkesë është përsëritur në çdo Paradë të Krenarisë të mbajtur në Beograd që nga viti 2017 dhe ligje të ngjashme janë miratuar nga shtetet në rajon, përkatësisht nga Kroacia dhe Mali i Zi.

Debati publik për draft-ligjin për bashkime mes gjinisë së njëjtë përfundoi në mars të vitit 2021. Sipas procedurave, ky draft-ligj duhet të miratohet nga Qeveria dhe më pas nga Kuvendi i Serbisë. Megjithatë, ligji nuk mund të hyjë në fuqi pa nënshkrimin e presidentit të shtetit.

Ligji kundërshtohet nga partitë e krahut të djathtë, Kisha Ortodokse Serbe dhe nga një pjesë e shoqërisë./REL

 

5 Komente

  1. D
    Drejtesia

    Le te jete serb ; kur ka te drejte, ka te drejte.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Paloshi...??

      Respekt Z.Vucici!::::KILJE INAT ;POR JEPI HAKUN THOTE NJE fJALE E Miletiti Shqipetare... Po Shoku Edi Rama:C´fare thote???????????

      Përgjigjjuni
      1. P
        PO , PO

        E VETMJA , E VETMJA GJE E MIRE QE PO DEGJOJME NGA GOJA E KETIJ NAZI - FASHISTI DERI ME SOT !

        Përgjigjjuni
        1. K
          Komunist me Rolex

          Dmth km Brnabiç është kunder martesës edhe pse ka pranuar hapur që është lezbike dhe jeton me nje grua tjetër Hipokrizi sllave e ndalojme me ligj nje pisllëk si martesa mes te njejtes gjumi, por nje nga keto persona e bejme kryeministre ??

          Përgjigjjuni
          1. U
            Universi shpresa ime

            KY Po që mendoka për njerzit e vet , Jo si haleja jon që I rri ndërkombtarve me këmbët hapur

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje