
Keqkuptim e ka cilësuar vizitën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Tetovë presidentja Vjosa Osmani. Sipas saj, shfaqja e flamurit të “Shqipërisë etnike” në mesin e përkrahësve të Kurtit në Tetovë është thjesht lëvizje e një qytetari dhe jo diçka e organizuar. Osmani gjatë vizitës në Komunë e Dragashit tha se Maqedonia e Veriut është një prej fqinjëve më të çmuar të Kosovës.
“Kjo besoj që është një keqkuptim i vogël, që kur kemi vullnet të dyja palët, siç e kemi dëshmuar gjithnjë, tejkalohet, duke e ditur që të gjitha institucionet e Kosovës janë të interesuara vetëm për marrëdhënie pozitive gjithnjë në rritje me Maqedoninë e Veriut.”
Ndërsa zëdhënësi i qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu në një përgjigje për TV Klan ka thënë se vizita e kryeministrit në Maqedoninë e Veriut është bërë me ftesë të kryetarëve të komunës së Cairit dhe atij të Tetovës. Ai ka komentuar edhe nivelin e marrëdhënieve ndërmjet këtyre dy shteteve.
Sa i përket nivelit të marrëdhënieve ndërshtetërore, ne kujtojmë që dy qeveritë për herë të parë kishin mbajtur një mbledhje të përbashkët në shtator të vitit 2021, si rezultat i marrëdhënieve të mira dhe interesave të përbashkëta. Komunikimi ndërmjet kabineteve qeveritare është i rregullt.
Faktorët politikë maqedonas po e shohin si nacionaliste paraqitjen e Kurtit, gjatë fjalimit të të cilit, para mijëra përkrahësve në Tetovë, ku shfaqej publikisht një flamur i “Shqipërisë etnike”.
Kudra mbron qenin E bija e udbashit e mbron te birin e sigurimcit malazez Kuder e Qen jan bashkuar qe shqiptaret kudo qe jan më i shkatrruar Jan argatet e Serbisë te Milloshit te Vuçiçit e te Radojçiçit në kordinim më kurven Kusareviç dhe më idioten Shvarc te Gjermanisë
Opozita e Kosoves eshte shume e dobet, por te ishte ne pozita duhet ta kishte akuzuar Albinin per nderhyrje te shtetit tjeter, se te njejten gje beri edhe ne zgjedhjet parlamentare ne Shqiperi. Albini kerkon te percaje komunitetin shqiptar ne Maqedoni.
Bravo, /VV Zdravo/ duket koment i rëndë por fatkeqësisht plotësisht i vërtetë.