“E papranueshme ajo që ndodhi në Kosovë”, Abazoviç: Ndërkombëtarët s’mund të lajnë duart, të mbajnë qëndrime

6 Tetor 2023, 14:25Rajoni TEMA

“E papranueshme ajo që ndodhi në Kosovë”,

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazovic foli sot në Tiranë për ngjarjet në veri të Kosovës, qëndrimet e ndërkombëtarëve dhe Tiranës zyrtare.

Ai deklaroi se ishte e papranueshme ajo që ndodhi në veri të Kosovës dhe se Mali i Zi përkrah qëndrimet e BE-së dhe NATO-s. Abazovic theksoi se kushdo që ka krijuar atë lloj konflikti, vrasjen e njerëzve, duhet të përgjigjet.

“Unë mendoj se hetimi që do të realizohet do të tregojë të vërtetën. Ishte fare e papranueshme kjo që ka ndodhur në Veriun e Kosovës. Mali i Zi përkrah qëndrimet e BE-së dhe NATO-s. Kushdo që ka krijuar atë lloj konflikti, atë lloj vrasjen e njerëzve, duhet të përgjigjet.

Unë e pres hetimin dhe nga autoritetet e Kosovës dhe nga autoritetet e Serbisë dhe nga ndërkombëtarët. Ndërkombëtarët nuk mund të lajnë duart para kësaj pune sepse ka pasur shumë paralajmërime nga ana e Kosovës se atje gjenden njerëz të rrezikshëm. Pra, dhe ndërkombëtarët duhet të marrin përgjegjësinë e vet”, deklaroi Abazoviç.

Sa i përket kritikave ndaj dy ndërmjetësve në dialogun Kosovë-Serbi, Lajcak apo Borrell, ai tha se nuk do të flasë më shumë për ndërkombëtarët, por se “politika e tyre nuk ishte fort efikase dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me atë që ka ndodhur para pak ditësh në Kosovë, por në kontinuinitet, me Bosnjën në 1995, në 1999. Duhet të jenë më të qartë për qëllimin përfundimtar. Kështu kemi deklarata të ndryshme nga njerëz të ndryshëm”.

 

1 Komente

  1. !
    !

    Shtepine tende nuk e ruan gjitoni as pronen tende nuk e ruan gjitoni, por as gruan tende apo motren nuk ta ruan gjitoni, ai ruan ty kur iken nga shtepia dhe ben punen e tij me gruan, motren dhe pronen? Prandaj mos kerkoni me nga nderkombtaret se jeni bere boze dhe llafezane. Pak se ju çliruan nga serbi, tani kerkoni dhe tu bejen gati shtratin ne krevat qe te beni qejf !

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje