Escobar: Gjeni një rast në 3 muajt e fundit, që kemi bërë diçka jo në favor të Kosovës

17 Qershor 2023, 09:18Rajoni TEMA

Escobar: Gjeni një rast në 3 muajt e fundit, që kemi

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar është shprehur dje ende po punohet në planin tre pikësh evropian për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës, e cila sipas tij po krijon kushte të vështira për tërë rajonin.

Ai e pranoi që në të dyja vendet shihen përpjekje për të mbajtur nivelin e lartë të tensionit pasi sipas tij ushqehen nga kriza. Por, ai hodhi poshtë pretendimet se Uashingtoni së fundmi po ndihmon më shumë Serbinë se sa Kosovën duke përmendur një mori kërkesash që ai thotë ia kanë refuzuar Serbisë.

Gabriel Escobar tha se perëndimi përkrahu Kosovën për zgjedhjet në veri dhe e njohu rezultatin e tyre megjithë pjesëmarrjen e ulët të votuesve. Ai u shpresh se nuk u pranua as kërkesa e Beogradit që të mos përkrahet kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Në asnjë rast gjatë 90 ditëve të fundit, dhe i sfidoj të gjithë që të gjejnë ndonjë gjë që ne kemi bërë që nuk ka shkuar në favor të Kosovës. Tani, e vetmja gjë që kishim, e kishim paralajmëruar Kosovën në lidhje me përdorimin e ndërtesave në veri. Përdorimi i godinave ishte një përshkallëzim i panevojshëm në një kohë kur emocionet ishin të larta”, tha ai.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor sërish përmendi themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe si një detyrim të Kosovës, para së gjithash, me komunitetin ndërkombëtar.

4 Komente

  1. D
    Detari

    keni perkedhelur serbine, e quajtet gabim bombardimin ne serbi dhe kerkuat falje, cfare do me shume o indian amerike te jugut? fajin e ka skiperia qe nuk sjell kinen ne adriatik dhe basjkon kosoven po ka ngelur duke ja mare turkut ne goje.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taulant

      A ka mundesi te me faktosh faljen zyrtare te ShBA- ndaj regjimit te Milloshevicit per bombardimet? Flm perndryshe je genjeshtar qe synon te denigrosh perpjekjet e perendimit qellimisht.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Detari

        nuk jam sherbetori juaj, kerko fjalimet publike te ambasadorit amerikon ketij te fundit ne beograd.

        Përgjigjjuni
        1. Y
          Yyyyyy

          Mire e ka Detari, kerko ne ineternet intervistat e Ambasadorit amerikan aktual ne Beograd per vitin 2023, qe eshte edhe ideatori i Marreveshjes se Dejtonit qe krijoi Republika Srpska ne Bosnje. Do shikosh se ai shprehet se bombardimi i NATO-s nuk ishte reagimi i duhur, por ashtu u mendua per kohen. Nese kjo nuk te duket ndjese, atehere ke probleme me shqipen. Ky ambasador njihet si perkrahes i lobit serb ne amerike dhe ne situaten aktuale eshte edhe me aktiv, orientues dhe kritik ndaj qeverise kosovare edhe se vet amabasadori amerikan ne Prishtine. Qe kur u dergua ai ne Beograd, politika dhe qendrimet amerikane per rajonin kane ndryshuar 180 grade.

          Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje