Mbytja e anijes në Greqi, BE: Tragjedia më e madhe ndonjëherë në Mesdhe

16 Qershor 2023, 19:10Rajoni TEMA

Mbytja e anijes në Greqi, BE: Tragjedia më e madhe

Mbytja e anijes në Greqi, ku një numër ende i panjohur emigrantësh, veçanërisht fëmijë, kanë humbur jetën , mund të jetë tragjedia më e madhe në Mesdhe. Kështu u shpreh Komisionerja e BE-së për Punët e Brendshme, Ylva Johansson, duke iu përgjigjur një pyetjeje për mbytjen e anijes në brigjet e Pylos.

“Ne ende nuk i kemi të gjitha informacionet për atë që ndodhi, trafikantët që i hipën këta njerëz në këto varka janë. Jo duke i dërguar në Evropë, po i çojnë në vdekje, është absolutisht e nevojshme të parandalohet kjo”, shtoi Komisionerja e BE-së për Punët e Brendshme.

1 Komente

  1. D
    Dakord

    Ata tanët në otranto të vrarë nga anija ushtarake italiane sibilla nuk i quan kjo shushka.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje