Sulmohen me molotov gazetarët në Leposaviq

16 Qershor 2023, 15:20Rajoni TEMA

Sulmohen me molotov gazetarët në Leposaviq

Protestuesit serbë në Leposaviq kanë gjuajtur me bomba molotov në drejtim të gazetarëve.

Ata janë sulmuar teksa ministri Elbert Krasniqi po largohej nga komuna me automjet.

Në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale duket teksa gazetarët vrapojnë pas sulmit nga serbët.

Tre shpërthime ndodhën gjatë natës në pjesën veriore të Kosovës. Drejtori rajonal i Policisë për veriun, Veton Elshani ka bërë të ditur se shpërthimet kanë ndodhur në Mitrovicë të Veriut dhe në Zveçan.

Siç ka thënë ai, njëri rast ka ndodhur teksa një automjet i Policisë po patrullonte, ndërsa sulme ka pasur edhe në oborrin e stacionit policor në Mitrovicë të Veriut, por edhe në afërsi të stacionit policor në Zveçan.

1 Komente

  1. P
    Prec Ulaj

    Vetem nje idjot si Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nis Polici, ne nje zone qe nuk e kontrollon dot, vetem per te krijuar viktima dhe perplasje.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje