Merren në pyetje policët e arrestuar të Kosovës

16 Qershor 2023, 13:00Rajoni TEMA

Merren në pyetje policët e arrestuar të Kosovës

Në Prokurorinë e Lartë Publike në Kralevë po merren në pyetje tre policët e Kosovës, të cilët sipas autoriteteve në Beograd, janë arrestuar në territorin e Serbisë më 14 qershor.

Lajmin e kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga Prokuroria e këtij qyteti në jug të Serbisë.

Prokuroria nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it se çfarë akuzash rëndojnë mbi tre pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Kosova e konsideron arrestimin e tre zyrtarëve policorë si rrëmbim nga autoritetet e Serbisë në territorin e saj.

Sipas Policisë së Kosovës, zyrtarët policorë janë arrestuar në Tresave/Bare që gjendet në komunën e Leposaviqit, brenda territorit të Kosovës.

*Ky lajm është duke u përditësuar

2 Komente

  1. e
    edmond( koder rreshen)

    Kur shikon foton te renqethet mishi,jo nga ndjesia makabre e syve te lidhun,po nga ndjesia e turpit qe i lejn ketij Kombi kta tre polic ! Le te marrim anen me vulgare te krahasimit : Nje sportist nuk futet ne ring per tu ndeshur nga frika e kundershtarit,dhe do si do te ishte reagimi i publikut kur ky sportitst te zhgenjen ne momentin final ....do ta rrihte vet publiku per te kompensu bileten e ndeshjes . Jeta esht e shtrejt dhe nuk jepet,po keta Ushtarak kan ba ni betim,dhe nuk jan detyru me zor,per te nderu Kombin ne rethana ekstreme,aq me teper nga sa lexojm se tre policet nuk jan kapur ne befasi,por i kan par Serbet,dhe kan kerkuar perforcime ! Me qe ne Shqiptart i kemi merak kanget e trimeris,a do ket Rapsod,me ja gjet fjalet per me ja shkru tekstin kanges se "trimnis " dhe zhgryrjes,se tre Policeve ?

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sebastia

      Jeta eshte e shtrenjte , mire e the,plus fut ktu dhe faktin qe te tre jan mbi 50 vjec pra kan me siguri dhe famije e femije per te rrit. Megjithate nuk I dim rrethanat sesi kan shkuar realisht gjerat. Nese jan kapur ne befasi nuk kan pas mundesi tjeter vecse te dorezohen. Sa I perket ballafaqimit direkt, ndoshta urdhrat jan te qarta,kjo nuk eshte hera e pare qe ndodh, ndoshta urdhrat jan mos te gjuajne ne drejtim te policise serbe. Un per vete ne vend tyre nuk do e kisha zbatu kurr urdhrin por do kisha gjujt sa t mujsha. Nese nuk ka pas urdher dhe kta nuk jan kapur ne befasi eshte TURP per policine dhe per ata qe i kan nisur drejt kufirit verior qe dihet qe 24 vjet qe hyn e del serbi si ne shpi t vet. Duhej te shkonin perforcime dhe police te pergatitur dhe eshte akoma me e rende gjendja kur shteti dhe policia nuk mesojne nga gabimet e tyre te meparshme sepse e njejta gje ka ndodh dhe 7 vite me pare.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje