Kurti më në fund falenderon SHBA-në : Kërkuan lirimin e policëve, tani edhe BE-ja

16 Qershor 2023, 15:39Rajoni TEMA

Kurti më në fund falenderon SHBA-në : Kërkuan lirimin e

Albin Kurti e shfrytëzoi fjalimin e mbajtur në kuadër të Forumit të Prespës që po zhvillohet në Ohër të Maqedonisë, për t’i përcjellë komunitetit ndërkombëtar një tjetër apel që ta dënojnë si akt agresion të Serbisë ndaj Kosovës rrëmbimin e tre policëve në kufi, ndërsa nuk ngurroi të falenderonte SHBA-në për qëndrimin e një dite më parë.

“Dua të falënderoj Departamentin e Shtetit që kërkoi lirimin e menjëhershëm të tre policëve kosovarë pa kushte. Dhe mendoj se kjo është rruga përpara. Fillimisht, na duhen që policët të kthehen dhe në të njëjtën kohë na duhet që komuniteti ndërkombëtar ta dënojë agresionin serb ndaj Kosovës”, tha Kurti.

Edhe një herë, ai kërkoi nga NATO-ja që ta konsiderojë dhe ta dënojë këtë episode edhe si shkelje të Marrëveshjes së Kumanovës, duke theksuar se Serbia shkeli nenin 4 të kësaj ujdie. Ai përsëriti se alternativa e vetme për Kosovën është komunitetin euroatlantik.

“Ne jemi në një linjë me BE-në, SHBA-në dhe NATO-n. Unë besoj që BE është më i rëndësishmi projekt për paqe dhe prosperitet në planet që nga Lufta e Dytë Botërore. Ne duam të kontribuojmë dhe jo vetëm të përfitojmë. Në besojmë në bashkëpunimin transatlantik”, u shpreh ai.

9 Komente

  1. p
    petrit

    njeri teper i rrezikshem qe po e con kosoven ne gremine. je shiptari ( nese ke me te wertete gjak shqiptari) me i rrezikshem nder kohera. hera e pare qe kosova u be shtet dhe mundesia e arte qe te kete bashkim kombetare ti albo je armiku 1 i ketije bashkimi. je rrenc, manipulator, mashtrues, populist > flet ne emer te patriotizmit kur ti absolutisht i kunderti.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Per USA dhe BE , ti Ke aq rëndësi sa ka një nga macet e lagjes.

      Përgjigjjuni
    2. V
      Visi

      Po keta maloket sikur i ka prere nji gershere. Aty bejne te fortin e "çartun", aty bejne "dashnorin" e ligjit dhe te demokracise, aty bejne "patriotin" aty bejne horrin, dhe aty per aty bejne servilin, frikacakun, besprerin e peshtire. Hajde meri seriozishte.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Prec Ulaj

        Heren tjeter Departamenti Shtetit te veproj menjehere sapo ti japi urdher Albini dhe Vjosa, nuk ka pse vonohet. Kujtojne Amerikanet se mund te tolerohen nga Qeveria e Kosoves? Mjere ata qe nuk lirojne policet e Albinit, do i bej mu.t Albini me police shtese. Po ti kapin edhe policet shtese, do niset vete Albini, ka nja 2-3 muaj qe merr klasa karateje, do i bej m.ut Serbet. Ndersa Vjosa do postoj nje foto ne profil, do i carmatosi te gjithe Lideret e Europes me linjat e trupit dhe kacurrelat.

        Përgjigjjuni
        1. *
          *****

          Pse cfar ka me shume Ramboja se Ramushi?

          Përgjigjjuni
        2. L
          Laçiani

          Or Kurt si nuk te vjen marre qe kerkon falje ,ti duhesh te futesh ne burg percfare po i ben Kosoves ,

          Përgjigjjuni
          1. L
            Labeati

            Mbas cdo takimi marrveshje apo dakortesie me serbet fshihet pabesia kurthe dhe intriga si e si te mos behet asgje.jane te vertetuara historikisht Ne shekujt e kaluar serbet si popull grabiqar pushtues kur benin raprezalje ne trevat tona shkon shtepi ne shtepi dhe kush fliste shqip I vrisnin familjarisht nje gje e tille ndodhi ne Kosove ne 99 ku fqinjet Serb me shqiptaret megjthese ishin rritur bashke me te filluar lufte u hodhen shtepite ne ere dhe sapo dilnin ne rrugicen e lagjes u drejtuar pushken megjithe se ishin ne nje lagjeshkonin ne nje klas ne shkolle punonin ne nje ndermarrje probate I kishin ngjitur etj.Mjaft duke fajsuar qeverine e kosoves.Sikur tua falesh kosoven ata prape veprojne ne te njejten menyre e kane ne gen

            Përgjigjjuni
            1. T
              Trapi

              Shpresoj se Albini e ka seriozisht. Enderoj qe Albini mos te jete “kulish” i Vuciqit qe luan me te lojen e rrezikshme: “nje here une dhe nje here ti”, qe ne fund perfundon me brrohoritjen e famshme : “kjo eshte loja or trap nga Amerika”…..

              Përgjigjjuni
              1. a
                american16al

                I falet sepse e ka fal zoti per koken bosh qe ka.!!! Idiot..!

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje