
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka treguar për një bisedë që ka thënë se ka pasur sot me përfaqësuesit evropianë.
Ai bëri të ditur se ka marrë një garanci që tashmë ata i kanë dhënë dhe të veprojë në përputhje me atë që është premtuar.
“Unë po u kërkoj atyre të veprojnë në përputhje me atë që është premtuar… Sot në mëngjes thirra përfaqësuesit evropianë dhe u thashë: “Kini kujdes, situata është shumë më e rrezikshme dhe më e vështirë se sa mendoni”, tha Vuçiç para gazetarëve në Serbi.
Vuçiç ka thënë se i frikësohet shumë papërgjegjshmërisë së disa përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe “arrogancës së autoriteteve të Prishtinës” derisa ka vazhduar me fraza dramatike “do të luftojmë për Kosovën”.
“Në gjysmën e parë të janarit, pres që njerëzit e mëdhenj nga bota të vijnë tek unë dhe të më thonë se duhet të arrijmë një marrëveshje”, tha Vuçiç.
Për këtë garanci dhe një dokument foli edhe ministri i mbrojtjes së Serbisë Millosh Vuçeviç.
Ai tha se Beogradit nuk i është dashur të jap asgjë në këmbim të kësaj, përkundrazi ka marrë garanci të forta në një dokument.
“Duhet të jemi të kënaqur, por jo tepër, sepse ende nuk është e lehtë jeta për serbët në Kosovë, nyja në Kosovë nuk është zgjidhur.
Askush nga ne nuk ka iluzionin se gjithçka zgjidhet me këtë, por mendoj se kemi arritur një fitore të vogël diplomatike”, ka pretenduar ministri në një intervistë për televizionin serb, Tv Happy.
Ai madje shprehur skepticizmin e tij se KFOR-i do të pranojë kërkesën e Beogradit zyrtar për kthimin e një numri të caktuar të personelit të sigurisë serbe në Kosovë.
“Nuk jam optimist, por shpresoj se një ditë do të krijohen kushtet për kthimin e një pjese të ushtrisë dhe policisë sonë në Kosovë”, ka shtuar Vuçeviç.
Oj po Wuqici nuk eshte kaq I forte sa ti FUSI te MEDHENJTE E Botes, dy KEMBE ne nje kepuce, por keto jane planet E AMERIKES dhe Europes, per ta ndare veriun e Kosoves. KY plan ka vite qe eshte ndezur.
SKA GJE SE MUND TA SHIHNI ME SATELIT OSE ME DYLBI NGA NDONJE MAJE MALI POR EDHE NEPER HARTA KOSOVEN POR HARROJENI QE MUND TE KENI USHTRI E POLICI SERBE NE KOSOVE................... .......ALBINOVICI E OSMANOVICI PO PERPIQET QE KJO TE NDODHE.............POQESE BOTA PERMBYSET HALLALL.......... .
SKA GJE SE MUND TA SHIHNI ME SATELIT OSE ME DYLBI NGA NDONJE MAJE MALI POR EDHE NEPER HARTA KOSOVEN POR HARROJENI QE MUND TE KENI USHTRI E POLICI SERBE NE KOSOVE................... .......ALBINOVICI E OSMANOVICI PO PERPIQET QE KJO TE NDODHE.............POQESE BOTA PERMBYSET HALLALL.......... .
Ky eshte nje gabim i madh i Perendimit me pasoja pasigurine ne Kosove dhe i gjunjezuar perballe aleances ruso - serbe duke ja dhuruar praktikisht Serbise kete pjese te territorit te Kosoves. Me kete qasje Perendimi kujton se do ta rreshtoje Serbine ne frontin anti rus dhe kujton se Serbia do te ngeli e kenaqur dhe nuk do te shantazhoje me ne te ardhmen Kosoven. Por gabohen rende, pasi serbet nuk do te heqin dore nga aleanca me Rusine, por do te jene syri dhe veshi I Rusise ne BE si dhe do te vazhdojne deri ne fund sulmet mbi shtetin kosovar deri ne aritjen e qellimit te tyre final-pushtimi i Kosoves. Gjithashtu ata kane bere nje gabim te madh, pasi nuk mund te mashtrojne ne vazhdimesi kombin shqiptar dhe ta mbajne ate nen zap nepermjet udheheqesve te korruptuar, pasi do te vije dita qe populli te organizohet dhe te marre ne dore fatet e kombit te vet.
NJË MUAJ para OOOLLLUUUJJJËËËSSS, po kështu lavdëroheshin shkiet e Kninit...dhe u dhien, ikën 2 ditë para se OLUJA të shpërthente...
Më habit gjakftohtësia e DARDANËVE. Kësaj i thonë MORAL. MBROJNË atdheun DARDANI SHQIPTARE