Pas lajmit për vdekjen e Mihal Kertesit...

30 Dhjetor 2022, 11:19Rajoni TEMA

Pas lajmit për vdekjen e Mihal Kertesit...

Nga Enver Robelli

Mihal Kertes ka qenë njëri prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Sllobodan Millosheviqit.

Ka qenë hungarezi më i zëshëm në mesin e politikanëve serbomëdhenj.

Si drejtor i doganave të Jugosllavisë së serbizuar, Kertes ka qenë kryekontrabandisti i regjimit dhe i familjes Millosheviq.

Në fjalimet e tij shpesh ka qenë më luftënxitës se jo pak ultranacionalistë serbë.

Në vitet 80-të Kertes e përkrahu ardhjen në pushtet të Millosheviqit me fjalinë: “Nëse unë si hungarez nuk i frikësohem Serbisë, pse një serb t’i frikësohet Serbisë”.

Kertes ishte ndër organizatorët e protestës në Novi Sad që çoi në rrëzimin e udhëheqjes së atëhershme krahinore të Vojvodinës.

Kjo protestë njihet si “jogurt revolucija” për shkak se protestuesit i goditën politikanët me jogurtë.

Emri i Kertesit ndërlidhet me formimin e njësive paraushtarake serbe në Kroaci dhe Bosnjë-Hercegovinë.

Ishte përkrahës i egër i represionit serb në Kosovë. Si drejtor doganash parkoi miliona marka gjermane në Qipro.

Pas rrëzimit të regjimit të Millosheviqit u dënua me 6 vjet burg. Aktgjykimi u anulua nga një gjykatë apeli.

Ka qenë i dënuar edhe për rolin në atentatin kundër funksionarëve të partisë së Vuk Drashkoviqit (SPO). Me atë rast vdiqën 4 veta.

Nga themelimi ishte anëtar i Partisë Socialiste të Serbisë, ndërsa më 2015 u anëtarësua në të ashtuquajturën Parti Përparimtare Serbe të autokratit aktual Aleksandar Vuçiq. Vdiq më 29 dhjetor 2022.

PS. Nga humori i zi i hemisferës digjitale serbe: "Kertesi ka qenë Pele i kontrabandës".

4 Komente

  1. B
    Baliu

    Rest in Piss magjar zagar.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Janullistan Airways

      Le ti gezohet Botes tjeter tashi. Kujtoi qe pafund do jetonte.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Laki Lu

        Mihal Kertes ka qenë "Rrahmon Morina" i Vojvodinës. Mirë e paskan vlerësu serbët, "Pele i kontrabandës", e ka driblu ligjin për ta financu Shefin, Milosheviqin, në punët e tij të pista. Interesant, të dy pelet vdiqën në të njëjtën ditë.

        Përgjigjjuni
        1. T
          TEAGA P

          MË i ZI se ALI Ahmeti i BDI, alias Ali SHukriu...Në qytezën ERIG të Panonisë ("Vojvodina"), pas L2 B, serbët vranë gjithë banorët. Shpëtuan disa vetë që kishin dalë nga qytaza e kishin shkuar në miqësi ose për punë...Këto janë ungarezë armiq të popullit që i përkasin, zakonisht të majtë kokëgomarenj. Flajs Andrash, kryeta partie në Suboticë, në vitet 60 ta të shek të shkuar, studionte me mua në Institutin e Lartë të Shkencave Politike, ishte më cetnik komunistë se komunistët e arsyeshëm serbë.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje