
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, është dënuar me gjobë prej 700 eurosh nga Gjykata Themelore në Prishtinë për shkak të mosdeklarimit të pasurisë për vitin 2020 brenda afatit ligjor, ka bërë të ditur përmes një njoftimi gjykata.
“E akuzuara R.H [Rozeta Hajdari] është shpallur fajtor dhe është dënuar me gjobë në shumën 700 euro, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditëve nga dita kur ky Aktgjykim të bëhet i plotfuqishëm”, thuhet në njoftim.
Sipas gjykatës, Hajdari, në cilësinë e zyrtares së lartë publike, si ministre e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike në Qeverinë e Kosovës, duke qenë e vetëdijshme për detyrimin e saj ligjor, nuk e ka deklaruar pasurinë ashtu siç e kërkon Ligji për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik.
Hajdari kishte pranuar paraprakisht fajësinë para gjykatës duke thënë se ishte krijuar konfuzion pasi ishte shtyrë afati për deklarim të pasurisë së zyrtarëve publikë.
Më 14 tetor të këtij viti Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte ngritur aktakuzën ndaj ministres Hajdari për veprën penale “Mosraportim ose raportim i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale apo detyrimeve financiare”. /REL
Nji ministre e Kurtoviqit qe e fshehë pasurin dhe nuk e deklaron në shtet Qfar mut ministrje është Kurtoviç deklarohet qe nuk është hajn por nese nuk i ndeshkon hajnat si puna e kesaj ministreje Kjo ministre vjedh per Kurtoviqin dhë nuk ndeshkohet Kurtoviç mos i ndeshko ministrat se ata te gjithë pa perjashtim po vjedhin per ty Ketë gjë tani e dijnë te gjith edhe ata qe deri më tani nuk e kan besua tani e besojnë
E paskan mbytur, e paskan fike, kjo eshte drejtesia dhe transparenca e proklamuar nga allbini dhe mender presednike osmanka, dhe pikerisht nga ata qe duhet te jene shembull se si mbrohet dhe respektohet shteti, n'a vjen bombe lajmi nga drejtesia, 700 euro kurse me vie ndermende nje fatzi qe para pak vitesh kishte vjedhur nje telefon ne vlere 40 euro, mori denim 7500 euro dhe kater vite burg (nese nuk gabohem), ate kohe komandante osmanka thirrej ne shtet dhe ligje,kurse tash sikur eshte e zanun bashk me allbinin duke ndare ndoshta ato qe ska deklaruar ministresha apo kilet e hequra ne turqi, rroft krimi dhe kriminelet e qenefit VV-c dhe guxo.