Flet shqiptari që përplasi për vdekje të renë në Selanik: Ngushëllime familjes, nuk është koha për justifikime

28 Nëntor 2022, 11:22Rajoni TEMA

Flet shqiptari që përplasi për vdekje të renë në

26-vjeçari shqiptar që përplasi të renë greke në Selanik ka dalë para gjykatës mëngjesin e sotëm.

Ai ka kërkuar falje dhe mediat greke raportojnë se ka qëndruar vetëm pesë minuta në zyrën e hetimit. Gjithçka që raportohet se ka thënë ishte “ngushëllime të përzemërta familjes. Nuk është momenti që unë të jap justifikime”, ndërkohë që ka depozituar edhe një memorandum me kërkesat e tij.

Shqiptari akuzohet për veprën penale të drejtimit të rrezikshëm të automjetit me pasojë vdekjen, si dhe për braktisjen e një aksidenti trafiku dhe drejtimin e automjetit pa patentë përkatëse (kundërvajtje). Vepra penale dënohet me burgim deri në 15 vjet.

Gjithashtu, 26-vjeçarit iu dorëzua edhe vendimi për dëbim nga vendi, pasi u konstatua se ai banonte në mënyrë të paligjshme në vend pa leje qëndrimi dhe për këtë arsye është ndaluar që të enjten e kaluar. Bëhet e ditur se vendimi i dëbimit do të hyjë në fuqi pas gjykimit të çështjes, pasi 26-vjeçari pritet të caktohet në masën e paraburgimit.

Pasagjerja 19-vjeçare e mjetit ka kaluar nga dera e hetuesisë pak para orës 10:00 dhe në këtë kohë ka kërkuar falje. Dy të pandehurit më pas do të çohen së bashku te prokurori publik.


E reja greke e shtruar me plagë të rënda në Repartin e Mjekimit Intensiv të spitalit Papageorgiou, u nda nga jeta mëngjesin e së dielës. Prindërit vendosën t’i dhuronin organet e saj dhe, siç tha e ëma, “Emmanuela ishte një fëmijë mrekulli dhe kur u largua donte të bënte mrekullinë e saj, të jepte jetë.”

3 Komente

  1. G
    Gazetari I leshit

    Gazetari turpi!! Paska pasur pasagjer në kohën e aksidentit dhe diçka e tillë shpjegohet me një shqipe që të heq trurin e kokës.

    Përgjigjjuni
    1. .
      .

      Thirrini mendjes Arnauta, ju a prishet qetesin Evropes pa cka qe ju hapi dyert.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Eshte vertet gjynah . Sapo ka filluar te ndjeje je

        Hapni syt ne timon o njerez dhe mos pini asnji pike alkol kur udhetoni me makine . Asaj vajze te pafate ja mori jeten , nga pakujdesia ,por edhe te tijen do e ngrysi ne burge . Prandaj tregohuni te vemendshem o njerez . Ti ( . ) filogreku pederaste aty larte ,si gjithmone ha mut kot ! Si the mer si ? Hahahah gjarper greqie . Eshte e emundur qe Arnautet t'i kan prishur nga pas ca grek anadolli , dhe noj europian por gjithmone me deshiren e tyre vet . I kan bo qejfin si e kan kerkuar vet .Ju lutemi ,mos t'i ngatarrojme gjonat nashi

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje