Sot mbushen 26 vjet nga vrasja e paramilitarit famëkeq serb, Zeljko Raznatoviç, i njohur si Arkani. Ngjarja ndodhi të shtunën, më 15 janar 2000, rreth mesditës, në hollin e hotelit Intercontinental në Beograd.
Sipas hetimeve, ai u qëllua sapo doli nga ashensori, kur autorët hapën zjarr duke lënë të vdekur Arkanin dhe dy truprojat e tij; vdekja u konfirmua në vend pas plagëve të rënda në kokë.
Arkan ishte një nga figurat më të frikshme të luftërave jugosllave të viteve ’90, komandant i njësisë paramilitare “Tigrat e Arkanit”, e akuzuar për krime të rënda lufte në Kroaci dhe Bosnjë. Ndërsa komuniteti ndërkombëtar e konsideronte kriminel lufte, në Serbi një pjesë e shoqërisë e trajtonte si hero, pavarësisht akuzave të shumta që ai i mohonte.
Frika që emri i tij ngjallte ishte e njohur edhe në politikën e lartë: ish-diplomati amerikan Richard Holbrooke ka rrëfyer se gjatë Dejtonit, presidenti serb Slobodan Millosheviç kishte thënë për Arkanin: “Kam frikë prej tij.” Pas luftës, Razhnatoviç u rikthye në biznes dhe sport, duke blerë klubin e futbollit Obiliç dhe duke u përfshirë në polemika të reja.
Vrasja e Arkanit shënoi fundin e një figure që për shumëkënd ishte simbol i dhunës dhe krimeve të Ballkanit të viteve ’90, duke lënë pas një trashëgimi të errët të lidhur me varre masive dhe frikë kolektive.
E pa Arkani sa i vlejti lēkura e tij e qelbur qē shkoi pēr lesh ky kriminel i ndyr.
Željko Reznatovič (Arkan) sebashku me Ceca Veljikovič erdhen ne ate kohe ne Drilon Pogradec dhe kane ngrene e pire ne Tushemisht...Respekte per Arkanin.... dhe gruan e tij Ceca... Svetlana Veljikovič.
Mos respekt per ate qe perkrah nje kriminel lufte.
Kriminelet ua tregojne vendin krimineleve! Keta nuk duhet te jetojne per te deshmuar andaj,Arkanin e vrau Millosheviçi,per t'i mbuluar krimet!
kaq pak foto për të përkujtuar arkanin??nuk kishit të tjera??kujt i plasi luci që të na përkujtoni këtë kriminel??jo po duhet të na vini dhe foto,për ta kujtuar sikur nuk ka lënë boll krime??
Keni kaq kohe qe nuk lini gje pa perkthyer nga protothema.gr nje gazete qe eshte ekstremisht kundra shqiperise dhe shqiptareve.
Sakte
Ju të temës ,pse e nxirrni Arkanin,apo për me e bo Salehun me qa pasi do i kujtohet takimi mbreslënës me të në Shën Naum vite para kur Arkani vriste e dhunonte shqiptarë të Kosovës e salehui me të në Shën Naum drejtonte...të fala nga një ish pjesmarrës në takim.
Kavaja,kjo gazeta Dita e ka marrë rrolin e Bota Sotë (në Kosovë),për të quar përpara vllaznim bashkimin e serbis dhe shqypnis?
Me sa kam degjuar Arkani ka bashkepunuar me Gazideden ne emer te planeve ogurzeza te Berishes per qellimet e tij. Drejtesia ose me mire SPAK ku me te drejte Berisha e quan S'KAP duhet mos talli sumen me te gjithe ne duke u marre me fijen e kashtes sic eshte afera e klubit "Partizani" por me krimet e Berishes ku jane te panumurta. Po kapem tek plani famekeq i tij ne 97' per te nenshtruar jugun e Shqiperise pikerisht Vloren ku dha urdher qe edhe te bombardoheshin nga ajri apo te hidhej LHL,Lende Helmuese Luftarake ndaj popullsise civile prandaj dhe dy pilotet e ngarkuar me kete detyre zbarkuan ne Bari te Italise. Berisha ka zhdukur shume deshmitare qe i ka perdorur per planet e tij ogurzeza. Remzi Hoxha e kapi mat me Sllobodan Miloshievicin,Gazideden me sa kam degjuar e ka vrare sipas menyrave te "bluzave te bardha" apo Safet Zhulalin si ish minister te mbrojtjes. Ketu duhet te perqendrohet SPAK dhe jo te zvarrise hetimet pafund deri ne skadim te afateve.. KOPILI qendron brenda sistemit te drejtesise qe fryhet si gjel neper media dhe kudo.
Isha kapsillik Sapo lexova lajmin u lirova Tani Kam frike se po te vazhdojne keto lajme do me ze Diarreja
Ky shkrim per Arkanin me kujton Azemin nga Tropoja
Ma more fjalen nga goja , do te rrosh me shume .Kete mendim kam edhe une per Azem Hajdarin .
Arkani ka bere takim me sale ktiminel nongrata vrasesin e protestursve ne bulevard.Sa turp tema e kujton .Turp.Turp.Turp.Vajti mire ne te semes.
Ne shqipot e balllkanit po perkujtojm. Bolsheviket sslavo partizano komunist qe na sollen vetem vuajtje dhe mjerim e jo ma per Arkanin
o korab,aman o të keqen,mos vallë vuajtjet kanë qënë më të vogla nga sllavët,përpara se të vinte sistemi "Bolsheviket sslavo partizano komunist"?amani mor të pjerdhur në tru nga indoktirnimi i idiotëve,kur do mësoni se shtypja që ju ka bërë sërbi nuk ka asnjë lidhje me komunizmin,por ka lidhje me ndyrësinë sërbe, të çdo forme ideollogjike qoftë!!mos vallë çetniko nacionalistët sërbë,miq të xhafer devës ishin mbrojtësit e tu??mos vallë ata të mbajtën në pëllëmbë të dorës??arkani nuk ka qënë komunist por thjeshtë një kriminel muti, dhe u vra nga soji i tij.po ashtu kriminel!!ai ishte një vegël e milloshit!ishte vegël e tij si kundër shqiptarëve,bosnjakëve,kroatëve,dhe kundër sërbëve kundëreshtarë të milloshit!krimineli është kriminel!o eleminohet nga shteti,o nga soji i tij!!
Po përse e kujtoni?