
Ashtu siç në Shqipëri janë ndërtuar dy BunkArt-e, duke e shfrytëzuar trashëgiminë komuniste të vendstrehimeve të nëndhshme gjatë Luftës së Ftohtë për qëllime turistike, edhe në Bosnjë po ndiqet e njëjta praktike me atë që konsiderohet ndër bunkerët më të mëdhenj bërthamorë në Europë.
Fjala është për bunkerin e Titos në Konjiç të Bosnjes, një nga sekretet më të rrepta ushtarake të ish-Jugosllavisë, ndërtimi i të cilit kushtoi 4.6 miliardë dollarë amerikanë.
Është një objekt ushtarak i Komandës së Luftës së Ushtrisë (ARK) i koduar “Stamboll”, i quajtur më vonë “Komanda e Luftës Atomike”, dhe i njohur gjerësisht si “Bunkeri i Titos”, i cili u ndërtua në fshehtësi të plotë për 26 vjet, nga 1953 deri në 1979, i fshehur në malin Zlatar.
Duke parë nga jashtë, duken vetëm tre shtëpi të zakonshme të rrethuara nga natyra. Megjithatë, ato shtëpi fshihnin një sekret për objektin më të madh ushtarak, i treti më i rëndësishëm në ish-Jugosllavi.
Në rast të sulmit bërthamor, bunkeri ishte gati të priste 350 persona nga udhëheqja më e lartë ushtarake dhe politike e ish-Jugosllavisë. Ata mund të qëndronin atje për gjashtë muaj pa asnjë kontakt me botën e jashtme, sepse kishte gjithçka të nevojshme për një jetë normale.
Ekzistenca e një strehe të madhe atomike, një nga më të mëdhatë e këtij lloji në Evropë, publiku mësoi vetëm në vitin 2000. Në vitin 2017, ajo iu dorëzua Komunës së Konjiçit dhe sot shfrytëzohet si objekt turistik i destinuar për vizita nga turistë vendas dhe të huaj.
Tema na çate menderen me keta gazetaruce qe duke mos patur nivelin e rritmit te kohes vazhdojne e merren me tunelet e nendheshme te Titos ku padyshim Kaloshet do te na shkruajne pasketaj edhe per vendstrehimet e Enverit!Jetoni me kohen ore mjerane e mos e mbani lexuesin ne erresire duke bere propagande vetem per luftra ,tunele,vendstrehime ,armatime ku mungon vetem paqja dhe civilizimi.Nuk e kuptoj se si mendjehapuri Baze ka rene pre e ketyre historive qe i shkojne per shtat vetem mendjeve si Kaloshet me shoke,ku kane mbetur pa na treguar vendin se ku shurronte Titua dhe ku dhiste Enveri nderkohe qe sot ne kohet moderne edhe macet e Munika Kryemadhit kane nga nje wc personale.Interesi dhe preokupimi i shoqerise Shqipetare nuk eshte ky por edukimi i shoqerise dhe rritja e kerkesave per nje mireqenie te saj dhe edukimit nepermjet civilizimit e jo bunkierve apo kallasheve si modernizim i shoqerise.
Jeni ne vete ju analfabete funksionale? Shikoni se si e keni shkruajtur titullin. Nuk merret vesh nese eshte fjali pyetese apo normale. Bunkeret apo vendstrehimet per tu mbrojtur nga nje sulm i mundshem nuk jane trashëgimi komuniste, ore gazetar dru-me-pre! Te tilla ka ne te gjithe boten. Na mbyten injorantet!
Tito ka qenë krimineli më i madh per shqiptaret qe kan jetuar në trojet e veta në ish Jugosllavi Te gjitha krimet qe i ka bërë mbi shqiptaret Tito ja ka mveshë Rankoviqit
Titua e bani per vedi. Vekja na bani t'gjithve nga nji.
Bunkartet tona jane fantastike
Bunkartet tona jane fantastike