“Në vend të thirrjeve të paqarta dhe të pafrytshme për “shkëmbime territoresh”, Shtëpia e Bardhë mund t’u propozojë Kievit dhe Moskës një marrëveshje të përkohshme për Donbasin dhe territoret e tjera të kontestuara, të modeluar sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kushte që Rusia vetë mbështeti për Kosovën pas ndërhyrjes së NATO-s një çerek shekulli më parë”.
Më këtë ide del profesori në univerisitetin John Hopkins dhe eksperti për Ballkanin Perëndimor, Edward Joseph. Në opinionin e tij, nxitja e një zgjidhjeje sipas “Modelit të Kosovës” në Donbas, së bashku më anëtarësimin e Beogradit dhe Prishtinës në NATO, do t’i jepte Presidentit amerikan Donald Trump një fitore historike që ndryshon ekuilibrat gjeopolitik, duke dobësuar Rusinë, forcuar NATO-n dhe përmbyllur konfliktet e pazgjidhura të pasluftës në Evropë.
Joseph, në artikullin e titulluar “Një Përparim Ballkanik për Ukrainën: Anëtarësoni Serbinë në NATO dhe Zbatoni Modelin e Kosovës në Donbas”, thotë se Trump mund të ndihmojë në arritjen e armëpushimit të shumëkërkuar duke e zhvendosur vëmendjen nga fronti ukrainas në Ballkan – një rajon ku SHBA-ja dhe aleatët e saj kanë më shumë ndikim strategjik.
Në këtë plan, Donbasi do të administrohej përkohësisht nga OKB-ja ose OSBE-ja, ndërsa vendimi përfundimtar për sovranitetin do t’u lihej vetë banorëve përmes një referendumi, si në rastin e Kosovës. Kjo do t’i mundësonte Ukrainës të ruajë pretendimin territorial, ndërsa Putinit t’i ofrohej një rrugëdalje politike pa humbje të menjëhershme.
Por, ideja shkon më gjerë: eksperti sheh në Ballkan një shans për një “përparim të dyfishtë” – duke tërhequr Serbinë nga ndikimi rus përmes një oferte për anëtarësim në NATO, së bashku me Kosovën.
“Kjo do të Izolojë më tej Rusinë në Evropë, do të forcojë pozicionin e Perëndimit në Ballkan, do të largojë ndikimin rus dhe kinez nga Serbia dhe do të nxisë paqe të qëndrueshme mes Beogradit dhe Prishtinës”, shkruan më tej Joseph.
Idiote dhe zvarranike ne kurriz te popujve , Serbia nuk e ka vështire te normalizoje marrëdhëniet me Kosovën por e don Kosovën per Arin dhe Bukën, se pari Serbia duhet te Çarmatosët
Ne Kosove problemi nuk do te jete me Serbia por islamizmi kosovare (nje nga me te poshtrit ne Planet)....prandaj mjaft me,,,,,pordhe me rigon,,,,,,krahasime leshi.....
Ti zivjela…Beogradska… je nje koqe qe mendon se je i mencur. Kjo te ben ty edhe qesharak. Feja eshte besim tek zoti dhe nuk ka fe te keqe apo te mire. Eshte thjeshte besim…