Vendimi i Berlinit për të rikthyer kontrollin kufitar u pa si një lëvizje e kancelarit Olaf Scholz për të minimizuar terrenin e fituar nga e djathta ekstreme në prag të zgjedhjeve të reja.
Megjithatë rikthimi i kontrolleve në kushtet kur lëvizja zyrarisht është pa viza, përbën një problem.
Kryeministri grek, Mitsotakis, ka dërguar me këtë rast një mesazh për palën gjermane, përmes të cilit ka vënë në dukje gabimin që përfaqëson një akt i tillë.
"Përgjigja ndaj problemit të migracionit mund të jetë kompromisi i ndershëm për ruajtjen e kufinjve europianë. Nuk mund ta lëmë topin në fushën e vendeve që janë në kufi", ka thënë Mitsotakis për radion “Talk”.
Megjithë strukturat e ngritura, fondet e dhëna dhe përpjekjet e bëra, problemi i migracionit në Europë nuk është zgjidhur.
Së pari në aspektin politik: Europa nuk e di nëse i do apo jo imigrantët, ndërkohë që ekonomia ka nevojë për ta. Europa po del nga shtrati i multikulturalizmit duke ripërkufizuar me sens militarist Të Huajin si dukuri e huaj në shoqëri, ndërkohë që mban në fuqi legjislacion të favorshëm.
Europa nuk arrin do të gjejë zgjidhje për kufinjtë dhe për shmëtinë dhe turpin e vet përdor ish-kolonitë e veta si Shqipëria apo Libia për të ndërtuar kampe.
Sipas gazetes Mitsokari po na del si nje leader i madh europian, ha…ha…gazetat greke kane anekset e tyre edhe ne mediat shqipetare per mos me thene edhe ne qeveri…
O zot o Rama...ku na katandise....vend kampesh, ish koloni...ofendim me I madh nuk behet....keto kampe do bejne qe te mos jemi kurre anetare te BE.
lol you jeni anetare ne BI (bashkimin islamik) cfare kerkoni nga evropa?
Ish koloni e Italise ishim. Benim pjese nen nje monark te perbashket.