Goditi me thikë në kokë një person pasi refuzoi të konsumonte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale, arrestohet i dyshuari në Kosovë

6 Maj 2024, 11:31Rajoni TEMA
Goditi me thikë në kokë një person pasi refuzoi të

Një person është arrestuar nga policia e Kosovës nën akuzën e tentativës për vrasje në Fushë Kosovë.


Në njoftimin e dhënë nga policia, i arrestuari, nën efektin e lëndëve narkotike i kishte kërkuar edhe një personi tjetër të konsumonte drogë dhe pasi ky i fundit kishte refuzuar, e kishte joshur për të kryer marrëdhënie seksuale.

Pasi i riu refuzoi sërish, autori e goditi me thikë në kokë duke i shkaktuar dëmtime të shuma.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të substancave narkotike, fillimisht e kishte joshur viktimën mashkull kosovar, që të konsumoj substancë narkotike, e pasi viktima kishte refuzuar të konsumoj , i dyshuari e kishte joshur (cytur) që të kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tij, dhe pasi edhe kësaj here viktima kishte refuzuar, i dyshuari me një thikë kuzhine, e kishte goditur viktimën në kokë, me ç’rast i shkakton lëndime trupore”, thuhet në njoftimin e policisë.

2 Komente

  1. A
    ABC

    Mos ta nin ma. Ke me pas mardhenie seksuale plot atje ne burg tash brre shqipe.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sotiraq Mahmuti

      mashkull me mashkull seks ne kosove, ku a cudia ktu!.... por me kryesore: pse lajme nga kosova per shqiptaret!?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje