Grenell: Bllokoni fondet për Gjykatën Speciale, është krejt politike

13 Prill 2025, 15:34Rajoni TEMA
Grenell: Bllokoni fondet për Gjykatën Speciale, është krejt

Emisari special i presidenti amerikan Donald Trump, Richard Grenell ka kërkuar ndalimin e financimit për Gjykatën Speciale.

Në një postim në rrjete sociale, Grenell, një kritik i ashpër i këtij organi të drejtësisë, shprehet se është politike dhe janë shpërdoruar miliarda para për të.

“Ndalni fondet për këtë gjykatë! Është gjithçka politikë. Miliarda janë shpenzuar dhe shpërdoruar”, ka shkruar ai në platformën “X”.

Ky koment erdhi pas një postimi lidhur me një shkrim, ku shihej kryeprokurorja e Speciales, Kimberly West, dhe prokurorja tjetër Silvia D’Ascoli, që kishin pëlqyer një postim që kritikonte Trump.

Grenell, i cili më parë ka shërbyer si përfaqësues i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, ka shprehur vazhdimisht pakënaqësi ndaj Gjykatës Speciale, duke e cilësuar si institucion me prirje politike që ka penguar paqen në Ballkanin Perëndimor.

Reagimi më i fundit i tij kundër gjykatës ishte në mars, kur Hashim Thaçit iu refuzua kërkesa për të marrë leje për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, Haxhi Thaçi.

 

5 Komente

  1. B
    Bato

    Te lumte goja Grenell! Falenderime dhe coje perpara kete nisme per te liruar luftetaret e lirise. Liria ka emer!

    Përgjigjjuni
    1. R
      Respekt pafund i Nderuar z. Grenell...

      Eshte nji Veprim i Drejte mbi FakeDrejtesine e Sektit Satanik qe Abuzojn ne Hage ,me jeten e Heronjeve te Lirise se Kosoves ,dhe kjo eshte me shum se Cnjerezore ,larg cdo Llogjike e Historise Humane , eshte nji Gjenocid Psikollogjik,qe Sekti Satano-Fashist me fytyrat e Djallit ,,te Gjykatesve e Prokuroreve te Hages ! Lavdi Zotit qe ka nji Amerike ,,,perndryshe Njerezimi do vihej perball nji Sekti Satanik, qe perbem Monstren Imorale qe me ate qe bejn prej 4-vjetesh ne Hage ,tregojn qarte , Rrezikun qe i vjen Njeriut nga Monstrat e Hages !!!!!!!!! Nqs do duhej te vihej Drejtesi ne Hage,do duhej qe Amerika te Arrestoje gjithe Sektin e Monstrave te Hages. Rrofte Amerika ,rrofte Liria dhe Dardania

      Përgjigjjuni
      1. s
        spata

        Kjo eshte per te qeshur . Ata qe cliruan Kosoven e shume te tjere qe dhane gjakun e familjes, jane ne burgun Nderkombetar te Hages .Kjo qe thot amerikani ska me vlera .Po shkove, para gjyqtarve te Hages, zorr se del, jo me kur behet fjala per shqiptar i Kosoves.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Turp

          Kosovaret kane frike te kerkojne lirimin e heronjve te kosoves . Turp si asnje komb

          Përgjigjjuni
          1. J
            Juristi pensionist

            Nëse e ka megjith mend, ka thënë fjalën e shekullit. Po bëhen pesë vejt që, ish gjeneralët e UÇK-së mbahen të burgosur, vetëm se duan prokurorët dhe gjyqtarët e Gjykatës Speciale.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje

            Blog Tema