Haradinaj pas takimit me Lajçak: E kam lexuar draftin e Asociacionit, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës

7 Nëntor 2023, 13:26Rajoni TEMA

Haradinaj pas takimit me Lajçak: E kam lexuar draftin e Asociacionit,

Kreu i Aleancës për të Ardhmen e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për mediat pas takimit me të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi.


Ndryshe nga kreu i PDK-së, Memli Krasniqi dhe nga nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, Haradinaj tha se e ka parë draftin dhe ka mundur ta lexojë në tërësi tekstin.

Ende nuk dihet nëse Drafti është prezantuar në të njëjtin takim të përbashkët, apo nëse Haradinaj ka zhvilluar takim tjetër të veçantë me Miroslav Lajçak.

I pyetur nga gazetarët për këtë, Haradinaj s’ka treguar, vetëm ka dhënë detaje për Draftin që ka parë. Haradinaj ka thënë drafti i Asociacionit që ka parë çdo herë përshtatet me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet të vendit.

“Sapo përfunduam takimin me Lajçakun dhe ekspertë të tjerë që ishin me të. Patëm mundësinë të njoftohemi me dokumentin ta lexojmë në tërësi dhe të zhvillojmë një bisedë me hapat e mëtejmë me atë që e presin Kosovën.

Kemi lexue draftin në tërësi. Ai e shpjegon të gjitha mundësitë që Asociacioni iu jep Komunave me Shumicë Serbe, kuptohet çdo herë i referohet Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Nuk ndryshojnë përgjegjësitë e Komunave dhe Asociacioni s’merr nga këto përgjegjësi.

Po ashtu janë disa lehtësina që krijohen në arsim dhe shëndetësi. Komentet tona do t’i bëjmë pas shqyrtimit nga Kushtetuesja. Në hyrje të doc thuhet që drafti duhet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtutuese dhe të gjitha aktet tjera duhet të shqyrtohet nga MAPL dhe të aprovohen,miratohet nga Kushtetuesja.

Duhet ta themi haptazi, me implementimin pas shqyrtimit në Gjykatën Kushtetuese, Kosova e bën një hap të madh përpara. Është një kompromis i madh i Kosovës”, deklaroi Haradinaj.

6 Komente

  1. P
    Perse ju nuk kerkoni te njejtat gjera per Presheve

    Dakord nqs na qenka ashtu nderuar Ramush. Ajo qe te cudit ne kte raste eshte se ju ,si Poltikane te Kosoves qendron gjthmone me shpatulla pas murit ,mbasi ju pushkatojne me Kerkesa pafund dhe ne interese te serbeve ,te clat jane te ardhur aty me dhune Politke te Mllosheviqt ,Rankoviqit etj Henave serbe ne Pushtet dhe nuk kerkoni asnjher po te njejtat Te Drejta (asociacion ) per shqiptaret e Presheves dhe Bujanovsit ?????????????? Perse qednroni pasiv e nuk hapni gojen para nj Sllovaku kukuuuuuu nj shkerdhate nga sllovakia qe ju shtet s me qen dikushi si gjasme Europian !

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pellagonasi

      PO goja t´u thaftë, or Ramadan! Në dukje do ishte si ekzagjerim, por në takim me këta cinikët, mos lerëni pa akuzuar Serbinë përj terrorin e masakrat konkrete, valë pas vale, Mos heshtni, ani se do ju thonë mos largohuni nga tema, se Serbia e sotme po ushtron gjenocid të qetë në Luginë dhe deformin të strukturës etnike, duke sjellë serbë nga Oluja kroate në tokat tona.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gostivarasi

        Perëndim i përgjumosur, a jeni infantil, ose kapitulantë që mbyllni sytë para ekspansionit shovenist politik e ushtarak të RusoSerbisë.

        Përgjigjjuni
      2. D
        Dheu

        Çakorri thërret, bre Ramush!!!!!!!!!!!!!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Salihi

          O majmuna i njerze te ndyte,i shpifes,keta gjera i kerkoj Hashim Thaci po Ju turret si qenje,tani gezoni All-bin trapin dhe qenjte qe shqyen tv ne Prishtin e Tirane me patriotet e haleve, Ju pershendet Vuku i vicidolit

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gostivarasi

            Or Ramullah, si mor vëlla me një të lexuar analizove, kuptove, mësove se puna na qenka ajkë. Paske qenë gjeni si thëngjilli me hi. A nuk di (dhe nuk di me të vërtetë) të shprehesh pak më i kursyer e mos të prononcohesh me gjykime të drejtpërdrejta e të prera? Ma con mallin e Ali Sapun Ahmetit të BDI për integrim në HAle, jo të Gjermanisë.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje