
Ish kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mënyrën se si po e udhëheq vendin.
Sipas tij, zhvillimi ekonomik ka rënë gati nën zero dhe se Kurti po promovon shpërndarjen e qeseve plastike.
“Është fundi i vitit 2023, që është viti i tretë i qeverisjes majtiste LVV-Guxo. Është koha kur do të duhej të promovoheshin projektet e kryera gjatë tri viteve në rrugë, në arsim e shëndetësi, në energjetikë e në ujitje të tokave bujqësore.
E kur mungojnë këto projekte, atëherë vetë Kryeministri promovon shpërndarjen e qeseve plastike nëpër dyqane, sado e rëndësishme që është kjo për ambientin, por nuk është esencial në aspektin ekonomik dhe jetën e rënduar të qytetarëve”, thotë ai.
Hoti shkruan më tej se “tri vjet qeverisje pa asnjë orientim zhvillimor, me normë të zhvillimit ekonomik që gati ka rënë në zero”.
“Tri vjet të qeverisjes vetëm duke shpërndarë subvencione e transfere, të cilat kanë shkuar nga 32% në mbi 42% të buxhetit total.Tri vjet qeverisje me rënie të investimeve kapitale nga rreth 23% të buxhetit total sa ishin në qeveritë paraprake, në vetëm 15% të buxhetit total”, ka pohuar ai.
Hoti thekson se kjo mënyrë qeverisjeje nuk sjell zhvillim.
Kurti dhe Sali Berisha jane i bere nga i njejti brume. Mbeshteten tek "rrumpalla" dhe hiqen si trima. Nga ana tjeter eshte fatkeqesi qe njerz te tille pa moral dhe pa ide, kane aq mbeshtetje ne popull. Jane tipa qe parimet i kane per te tjeret dhe per vehte nuk kane asnje princip, pervec interesit personal. Ne opozite perdorin bomba, mitroloze dhe vrasje mbas krahesh, ne pozite bashkepunojne fshehura me serbet. Ameriken dhe Evropen mundohen ti genjejne, por ne praktike genjejne vetem injorantet. Te dy jane "mendjemedhenj" qe hiqen sikur dine gjithecka, por kete e bejne per te fshehur prapeshtite e tyre kunder popullit shqiptar. Interesane eshte se si u puqen politiket ne ceshtje madhore sic ka qene "Rrambujeja" apo "asociacioni", lufta kunder Amerikes dhe ndryshimi i qendrimeve sipas qellimeve te rusit...Kot nuk flet populli qe qe te dy punojne nen rrogoz....
Mjaft lehet se po beheni pale me armikun.E percillni situaten ju politikanet e deshtuar se as me ju dhe as me kete qeveri,armiku shekullor nuk leshon pe.Prandaj me se miri dhe e udhes eshte te flisni me nje gjuhe jo per partite politike por per te miren e Republikes te Kosoves.Cfare beret ju per te miren e RK,Asgje,pos qe e demtuat inetresat kombetare,(me gjith ate ju nuk ishit fajtor te qellimshem) ndodheshte qeveria juaj,edhe qeveria eKryeministrit Albin Kurti,Presidentes Vjosa Osmani ,qe perballeni me padrejetsite te europes ,me presionet qe jane demtuar dhe po demtohet RK.Duhet te bindeni se vetem te bashkuar pa marre parasysh se ne cilen arrihet qellimi final,eshte merite e mbare kombit tone qe me rezistenca,organizime,dhe ne fund me UCK - ne e lavdishme me gjakun e derdhur te bijve bijave me te mire,me Nato,Shba,Angli,Gjermani,u realizua pjeserisht deshira e percjellur per nje liri pavarrsi te plote.Tani eshte koha e kesaj qeverie,mos villni vrer,sa me shume te viret interesi i pupullit aq me shume afer realizohet deshira shekullore.Armikun e kemi dinak,nuk njeh fjalen Drejtesi ,nuk njeh fjalen Sinqeritet,kjo fatkeqesi perforcohet edhe me ndihmen e rusise cariste....te disa shteteve te kesaj europe plake.Kujdes se kujt po i sherben percarja.