I gjendet uniforma ushtarake me mbishkrime përçarëse, ndalohet një serb në Bërnjak

5 Nëntor 2023, 11:43Rajoni TEMA

I gjendet uniforma ushtarake me mbishkrime përçarëse, ndalohet

Një serb, shtetas i Malit të Zi është arrestuar të shtunën në Bërnjak.

Policia njofton se gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur një tabelë metalike me mbishkrim, një duks me mbishkrim dhe një uniformë ushtarake me mbishkrime që nxisin përçarje.

“Është arrestuar i dyshuari serb, shtetas i Malit të Zi, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar: një tabelë metalike me mbishkrim, një duks me mbishkrim, ndërresa po ashtu me mbishkrime të ndryshme që nxisin përqarje, një uniformë ushtarake, etj.

Po ashtu në cilësi të dëshmitarit është intervistuar edhe shoqëruesi i të dyshuarit në veturë mashkull serb, shtetas i Malit të Zi. Të njëjtit pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore”, njoftoi policia. 

 

Lini një Përgjigje