Von Cramon: Serbia, provokuesja më e madhe e situatës në terren, në këtë aspekt kontribuon edhe Kosova

4 Nëntor 2023, 15:10Rajoni TEMA

Von Cramon: Serbia, provokuesja më e madhe e situatës në terren,

Eurodeputetja gjermane, Viola von Cramon, ka komentuar situatën aktuale politike në Ballkanin Perëndimor, në veçanti dialogun Kosovë-Serbi dhe raportet e Bashkimit Evropian me Serbinë.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka vlerësuar se Marrëveshja e Brukselit/Ohrit është një “bazë e mirë” që synon t’i mundësojë Kosovës të ndërmarrë hapat e ardhshëm në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në atë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës duke materializuar kështu qëndrimin e saj pro-evropian.

“Nëse të dyja palët tregojnë një vullnet të caktuar politik për të arritur një kompromis, ne mund të bëjmë një hap të madh përpara”, ka thënë von Cramon në një intervistë për DW.

Ajo ndër të tjera ka vlerësuar se një pjesë bukur e madhe e provokimeve në terren vijnë nga Serbia, megjithatë, sipas saj, në këtë aspekt kontribuon edhe Kosova.

Von Cramon ka pasur kritika të ashpra për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke vlerësuar se ai kontrollon media dhe lejon fushata diskredituese ndaj Bashkimit Evropian e Perëndimin ndërsa pranon financimin e Unionit.

Eurodeputetja ndër të tjera ka potencuar se Gjermania është një nga investitorët më të mëdhenj në Serbi dhe për këtë arsye në dhjetë vitet e fundit janë krijuar më shumë se tetëdhjetë mijë vende pune.

“Kjo krijoi prosperitet ekonomik, por gjithashtu i lejoi Vuçiç-it ta betononte fuqinë e tij politik”.

“Ai tani po shkon në Kinë, ndërsa të gjithë të tjerët po takohen në Tiranë dhe në të njëjtën kohë në fakt po godet me shqelma krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së, por edhe kolegët e tij në Ballkanin Perëndimor.

Nuk mendoj se një gjë e tillë duhet toleruar. Nëse dikush nuk është i interesuar për Bashkimin Evropian, atëherë ai mund të vazhdojë të luajë pa Bashkimin Evropian, por atëherë nuk i duhen as paratë”.

1 Komente

  1. P
    Pesimisti

    cramon midis te tjerash thote se… ne kete aspekt kontribon edhe Kosova… Pra ne keto fjale “ fshihet” bashkepunimi midis Vuciq dhe Kurtit per destabilizimin e situatave qe ne thelb eshte intersi i Serbise dhe Rusise. Jo pa qellim edhe francezi paralajmeroi Kutin si beseprere…me sa duket Evropa po hap ardhivat….

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje