
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar i tha Zërit të Amerikës se marrëveshjet që Serbia dhe Kosova kanë nënshkruar janë një detyrim ligjor për të dyja palët dhe se nënshkrimi ose jo i tyre, nuk ndikon në detyrimin që ato kanë për t’i zbatuar ato.
Në takimin e fundit me udhëheqësit evropianë në Bruksel, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se është i gatshëm të pranojë dhe të nënshkruajë projektstatutin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa Presidenti serb Aleksandar Vuçiç bëri të qartë se nuk do të pranojë asgjë që nënkupton njohjen de-facto të Kosovës.
I pyetur se si do të vazhdohet më tej pas këtyre qëndrimeve, zoti Escobar tha se këto dy deklarata nuk pasqyrojnë realitetin pasi ato marrëveshje janë të ligjërisht të detyrueshme, gjë që të dy udhëheqësit e kanë pranuar sikurse tha ai.
Po kështu ai tha se të dy udhëheqësit e kanë marrë këtë angazhim përpara Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara dhe se palët kanë detyrime specifike për të ndërmarrë, në rrugën drejt normalizimit; Kosova Asociacionit dhe Serbia njohje e dokumenteve doganore të Kosovës, targave, letërnjoftimeve e të tjera gjëra si këto, tha zoti Escobar.
Zyrtari amerikan tha se Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht dialogun dhe se ajo që ka mbetur lidhet vetëm me kohën dhe mënyrën se si do t’i zbatojnë të dyja palët detyrimet.
Dorëheqja e Shefit të Agjencisë Serbe të Zbulimit
I pyetur lidhur me dorëheqjen sot të shefit të Agjencisë Serbe të Zbulimit (BIA) Aleksandar Vulin, zoti Escobar tha se se ai ka qenë një një figure jashtëzakonisht destabilizuese në rajon për një kohë të gjatë, gjë mbi të cilën u bazuan edhe sanksionet amerikane.
Lidhur me komentet e Aleksandar Vulinit se ai dha doqëheqjen pasi Uashingtoni dhe Brukseli po e kërkonin një gjë të tillë si parakusht për të mos i vendosur sanksione Serbisë, zoti Escobar tha se “ne (SHBA) nuk marrim vendimeve në emër të qeverisë serbe”. VOA
Vetem nenshkrimi i "marreveshjes" you intereson you-ve zoti Eskobar. Pas asaj le te kalojne edhe 100 vjet te tjera me visita tek you,me shoebzime,me presione. Kete e kuptojne ata qe kane dy gram tru ne koke. Per pushtimin e Qipros nga you me ane te turqise eshte fakt historike. Plot 49 vjet qe nga 1974A.D. I vetmi vend i pushtuar pas luftes se dyte boterore ne Evrope. Cfare dallimi kane terroristet e ISI-it nga krime te tilla! Per Ukrahinen cfare nuk bete qe ta fusnit ne lufte civile ne emer te "drejtes se shtetit" te vendose vete per "te ardhmen" e tij. Qellimi eshte Nje. Vdekje Rusise. Per ate e krijuat dhe Naton.
Ç'po na dëgjojnë veshët! Si mund të jetë i detyrueshëm zbatimi i një marrëveshje pa firmë nga të dy palët, dhe ku kë këtë rast noterët do jenë BE-ShBA? A ka ndonjë precedent të tillë në kuadrin e jurisprudencës? Nuk ka, ky ndoshra do jetë rasti që do shërbejë si precedent! Por kjo mund të bdodhë kur kemi të bëjmë ne palë konstruktive ose me sajtë me një palë destrujtive dhe që kjo në këtë rast është Serbia. Si do detyrohet ajo? Cilat do jenë instrumentat e shtrëngimit? Nëse ka të tilla, atëhere pse nuk aplikohen ato qysh tani për ta detyruar atë të firmosë, meqë Kosova është e gatshme? Epo mirë, mbase ka gjëra që nuk i dimë ne populli i thjeshtë, ndaj më mirë le të themi inshallah u bëftë!