Është arrestuar ish-komandanti i UÇK-së, Isni Kilaj. Arrestimin e tij e ka konfirmuar Komuna e Malishevës në një postim në Facebook.
Kilaj është arrestuar pasi që Gjykata Speciale të enjten ka bastisur shtëpinë e tij.
Në postimin e Komunës së Malishevës është shprehur shqetësim për arrestimin e ish-kryetarit Kilaj.
“Komuna e Malishevës, me shqetësim të madh ka marrë informacionin se EULEX-i mbrëmë ka arrestuar ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, z.Isni Kilaj. Paraprakisht, policia e EULEX-it ka bastisur shtëpinë e z.Kilaj, e rrjedhimisht ka shkaktuar edhe panik dhe shqetësim të të gjithë qytetarëve”, thuhet në këtë postim.
Në këtë postim kërkohet nga Gjykata Speciale “të ndërpresë këtë mënyrë të përndjekjes së çlirimtarëve”.
“Ne si komunë, besojmë dhe jemi thellë të bindur se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë luftë e pastër dhe mbi të gjitha ka qenë luftë çlirimtare, madje lufta e popullit të Kosovës, është lufta më e pastër që ka ndodhur ndonjëherë në histori të njerëzimit. Ne kërkojmë që Gjykata Speciale, të ndërpresë këtë mënyrë të përndjekjes së çlirimtarëve dhe në të njëjtën kohë, kërkojmë që kjo Gjykatë dhe gjykatat tjera kompetente, përfshi edhe Tribunalin e Hagës, që të merret me ndjekjen, arrestimin dhe dënimin e autorëve të vrasjes së afër 400 civilëve të Komunës së Malishevës gjatë viteve 1998-1999 nga ushtria dhe policia e shtetit të Serbisë”, thuhet në postim.
Turjet thuhet se “Isni Kilaj, dhe të gjithë bartësit e luftës çlirimtare, janë të pafajshëm dhe të gjitha këto veprime të gjykatave, i konsiderojmë si veprime politike, që për qëllim kanë njollosjen e luftës për çlirim”.
“Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të Kilaj dhe të krerëve të luftës së UÇK-së dhe kërkojmë të ndërpriten këto veprime të turpshme. Ne besojmë në drejtësi, por drejtësi duhet të ketë për të gjithë. Lufta e UÇK-së, është një luftë e njohur nga të gjithë, luftë e cila i ka sjellë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Kilaj në vitin 2019 ishte ftuar në Hagë për intervistim, megjithatë nuk pati specifikuar se në çfarë cilësie qe thirrur.
Perse ben Sehrxhiun Shteti i Kosoves para ksaj Politike Fashste qe vazhdon te diskriminoje Luften per Liri te shqiptareve ne Kosove ? Si eshte e mundur qe , te provokohet kaq rende dhe penalizohen qytetarete Kosoves nderkohe qe ka nji Shtet ,nji Qeverri dhe eshte E Lire ? Presidentja dhe KM i Kosoves , duhet te shqetesoheshin e nderhynin te ndalonin kte Politike Fashiste qe perdhos Dinjtetin e qytetareve te Kosoves dhe mos bejn ,sekur qenka nj e drejte te pshterosh shqptaret e Kosoves dhe Luften e tyre per Liri ! Kjo nuk ndodh ne asnji cend te Botes eshte Skandaloze . T'me arrestoj X - Grupim i Huaj ,perse mbrojta Familjen Shtepoine tme nga Gjenocidi ushtrse Kriminale Serbe ????????? Kjo eshte kunder cdo Llogjke Humane ne maredhenjet me Agresorin dhe Terroristin - Ose mbroni qytetaret e Kosoves ose largohuni nga ato Poste dhje lern vendin atyre qe kan Gjak Shqiptare dhe Dinjitet Njerezore .Stop Gjenocidin Pskollogjke qe ushtrojn kto Banda Fashstesh kunder qytetareve te Kosoves
Hahahaha...Izraelitet vrasin 10 mije civile palestineze e asnje komandant s shkon ne gjykata speciale te Amerikes e EU.Vret ca serbe per tu mbrojtur dhe ne Kosove perfundon ne gjykate speciale. Ja keto jane Shba dh Eu.Mik mik...por jo dhe aq mik se te ndeshkon kot per te kenaqur Serbet
Hahahaha...Izraelitet vrasin 10 mije civile palestineze e asnje komandant s shkon ne gjykata speciale te Amerikes e EU.Vret ca serbe per tu mbrojtur dhe ne Kosove perfundon ne gjykate speciale. Ja keto jane Shba dh Eu.Mik mik...por jo dhe aq mik se te ndeshkon kot per te kenaqur Serbet
Askush nuk shkon ne burg nese ka vrare kundershtare gjate betejes. Akuza ka te beje me vrasje dhe keqtrajtime te civileve.